Cili është qëllimi?

  • Projekti synon të përmirësojë mbrojtjen e të drejtave të njeriut të personave të dënuar në Shqipëri duke asistuar autoritetet Shqiptare në:
  • prezantimin e një modeli efektiv për rekrutimin dhe menaxhimin e burimeve njerëzore dhe trajnimin e qëndrueshëm të stafit të shërbimit penitenciar;
  • përmirësimin e dhënies së shërbimeve shëndetësore ndaj personave të dënuar, me fokus të vecantë tek të dënuarit me probleme të shëndetit mendor, duke përfshirë edhe zhvillimin e një strategjie për parandalimin e vetëvrasjeve;
  • përgatitjen dhe pilotimin e programeve te rehabilitimit dhe ri-integrimit për të dënuarit që do të aplikohen paralelisht me sistemin standard të menaxhimit të riskut dhe nevojave;
  • përmirësimin e trajtimit të diferencuar për grupet e të dënuarve vulnerabël.

Kush përfiton nga Projekti?

  • autoritetet publike si: Ministria e Drejtësisë; Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve; Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
  • partnerët dhe palët e interesuara: Avokati i Popullit, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, organizatat e shoqërisë civile që ofrojnë shërbime për të dënuarit dhe persona në institucione të tjera të mbyllura;
  • famljet e të dënuarve dhe shoqëria në përgjithësi.

Si do të funksionojë projekti?

  • nëpërmjet shkëmbimeve të rregullta dhe një koordinimi të ngushtë me përfituesit e projektit dhe partnerët në mënyrë që të identifikohen sfidat praktike dhe si rrjedhojë të zhvillohen metodologji të posaçme;
  • nëpërmjet kombinimit të ekspertizës teknike dhe pjesëmarrjes në grupet e punës me përfaqësuesuesit e institucioneve përfituese me qëllim zhvillimin e materialeve të trajnimit të posaçëm, planeve të veprimit, praktikave të monitorimit, asistencës legjislative etj.
  • nëpërmjet ndërtimit të kapaciteteve, zhvillimit të trajnimeve të posaçme sipas nevojav, si dhe zbatimit të programeve pilot me stafin e shërbimit penitenciar.

Çfarë presim të arrijmë?

  • projekti synon të ndihmojë në përmirësimin e aftësive organizative dhe performancën e sistemit penitenciar për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të njeriut për të dënuarit;
  • të asistojë me identifikimin e masave të nevojshme për përmirësimin e kujdesit shëndetësor në burgje, vecanërisht për të dënuarit dhe pacientët me probleme të shëndetit mendor;
  • të përmirësojë rehabilitimin e të dënuarve nëpërmjet aplikimit të një programi të mirëpërcaktuar për planifikimin e masës individuale të dënimit dhe programeve të ri-integrimit.

Sa do të kushtojë?

  • Buxheti total i projektit është 640 000 EUR;
  • Buxheti i alokuar për programin e përgjithshëm të Instrumentit Horizontal është përafërsisht. 41 Million EUR (85% financuar nga Bashkimi Evropian, 15% nga Këshilli i Evropës).

Si të marrim informacion?

 

Kjo faqe interneti është prodhuar duke përdorur fonde të një projekti të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Pikëpamjet e shprehura këtu në asnjë rast nuk mund të konsiderohen si pasqyrim i opinionit zyrtar të Bashkimit Evropian.