për të informuar zyrtarët publikë mbi detyrimet që i rrjedhin shtetit nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut

Ky instrument shpjegues ka për qëllim t’u ofrojë zyrtarëve të shteteve palë në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (më poshtë “Konventa”) informacion dhe udhëzime praktike për t’i pajisur ata me informacionin e nevojshëm për të respektuar të drejtat e njeriut të parashikuara në Konventë gjatë ushtrimit të detyrës, për të përmbushur detyrimet e shtetit që rrjedhin nga Konventa dhe, në këtë mënyrë, për të shmangur shkeljet e Konventës sa më shumë të jetë e mundur.

Kujt i drejtohet ky instrument shpjegues?

Instrumenti shpjegues u drejtohet kryesisht zyrtarëve që punojnë në sistemin e drejtësisë dhe personave përgjegjës për zbatimin e ligjit ose mohimin e lirisë së një personi. Më specifikisht, këta zyrtarë përfshijnë (por nuk kufizohen vetëm tek) policët, oficerët e burgjeve, oficerët e migracionit dhe punonjësit në institucionet psikiatrike, ose në institucionet e tjera që ofrojnë kujdes për personat vulnerabël.

Më gjerësisht, instrumenti shpjegues i drejtohet po ashtu çdo zyrtari që ndërvepron me publikun në mënyra që ngrenë çështje potenciale të të drejtave të Konventës, si për shembull punonjësit socialë, sekretarët dhe zyrtarë të autoriteteve licencuese.
Ky instrument shpjegues nuk është hartuar për gjyqtarët, avokatët ose për nëpunësit e lartë civilë, por për zyrtarët që janë "në skajin më delikat". Ai u drejtohet personave që nuk kanë njohuri ligjore të mëparshme.

Instrumenti shpjegues përmban posaçërisht:

  • Një udhërrëfyes për të drejtat që jepen nga Konventa dhe Protokollet e saj dhe detyrimet korresponduese të Shtetit, duke u munduar të ndjekë rendin e dispozitave në këto dokumente. Dispozitat të cilat dalin më shpesh në punën e zyrtarëve për të cilët është hartuar ky dokument janë trajtuar në shumë më tepër detaje sesa dispozitat që hasen më rrallë. Instrumenti shpjegues nuk synon të mbulojë të gjitha çështjet e mundshme, siç do të bëhej nga një tekst ligjor, por përqendrohet në mënyrë selektive tek çështjet më domethënëse dhe më shpesh të hasura.
  • Pyetjet dhe listat e çështjeve që duhet të kontrollohen nënvizojnë pika për t’u shqyrtuar, për t’u ardhur në ndihmë zyrtarëve që të vendosin nëse del një çështje potenciale mbështetur në Konvetë apo jo.

Konventa dhe si funksionon ajo

Konventa për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut (titulli zyrtar i Konventës) është një traktat ndërkombëtar ndërmjet shteteve anëtare (aktualisht 47) të Këshillit të Evropës (institucion i cili nuk duhet të ngatërrohet me Bashkimin Evropian). Këshilli i Evropës është kirjuar pas Luftës së Dytë Botërore si organizatë ndërkombëtare për promovimin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës. Konventa është miratuar në vitin 1950. Shtetet janë të detyruara të respektojnë Konventën kur ato bëhen palë në Konvetë nëpërmjet ratifikimit të saj. Të gjitha shtetet anëtare e kanë ratifikuar Konventën.

Konventa ka disa Protokolle opsionale, të cilët i plotësojnë dispozitat e Konventës duke shtuar të drejta substantive që garantohen nga Konventa. Shtetet antare mund të vendosin nëse të pranojnë protokollet opsionale që garantohen nga Konventa. Shtetet anëtare mund të përzgjedhin t’i pranojnë protokollet opsionale nëpërmjet ratifikimit të tyre. Jo të gjitha shtetet palë i kanë pranuar të gjitha protokollet opsionale. Duhet të kontrolloni në faqen e internetit të Këshillit të Evropës (Europe Treaty Office website) për të parë se cilët Protokolle janë ratifikuar nga shteti juaj.

Ju lutem mbani parasysh: Ne ju ftojmë të na dërgoni sugjerime që mund të përmirësojnë përmbajtjen ose prezantimin e kësaj faqeje interneti. Ju lutem jepni informacion në formularin e kontaktit të dhënë për këtë qëllim.

 

 

 

Back E drejta për proces të rregullt

Dispozita bazë e Nenit 6, në fjalinë e parë të paragrafit 1, është "çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet në një proces të rregullt, publik ligjor dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij.”

Procesi i rregullt ligjor është garanci me rёndësi jetike në çdo shoqëri demokratike, kështu që ky nen është një ndër dispozitat më të rëndësishme dhe më të atakuara të Konventës. Për procesin e rregullt ligjor ka më shumë çështje në gjykatë se për çdo lloj të drejte tjetër të parashikuar në Konventë. Përgjegjësia për sigurimin e procesit të rregullt ligjor bie shumë më tepër mbi gjyqtarët, prokurorët publikë dhe ligjbërësit sesa mbi zyrtarët që merren drejtpërsëdrejti me publikun, për të cilin është hartuar ky dokument. Por, policia (e cila në disa sisteme mund të luajë rolin e prokurorisë) dhe oficerët e burgjeve kanë përgjegjësi në çështjet penale, ndërsa edhe zytarë të tjerë, për shembull, zyrtarët e gjykatave, punonjësit socialë, zyrtarët licencues dhe sektretarët, mund të kenë po ashtu përgjegjësi për çështjet civile.

Për shkak se Konventa duhet të zbatohet për shumë shtete anëtare, sistemi ligjor i të cilave është në thelb i ndryshëm, Gjykata i ka dhënë kuptim “autonom” në Konventë shumë prej termave në nen. Kjo gjë zbatohet, për shembull, për termat "penale", "akuzë “dhe "e drejtë civile". Këto terma jo gjithmonë kanë të njëjtin kuptim që u jepet nga sistemet ligjore kombëtare.

Proceset civile

Në parim, neni 6 zbatohet gjerësisht për të gjitha mosmarrëveshjet civile, me ca përjashtime që janë përcaktuar prej shumë kohësh. Në praktikë rruga më e thjeshtë është të listohen disa nga çështjet për të cilat Gjykata është shprehur se zbatohet neni 6 dhe disa nga çështjet për të cilat ajo është shprehur se nuk zbatohet neni 6; MBANI PARASYSH se listat e mëposhtme nuk janë shterruese dhe praktika është gjithnjë në zhvillim e sipër:
Mosmarrëveshjet për të cilat është zbatuar Neni 6:

  • mosmarrëveshjet për pronat, p.sh. mosmarrëveshjet për planifikimin;
  • vendimet për licencimin, p.sh. e drejta për të ushtruar një profesion, ose për të shitur alkoohol;
  • çështjet familjare, p.sh. birësimi, kujdestaria, kthimi ndërkufitar i fëmijëve dhe vendosja e fëmijës në shërbimet e kujdesit;
  • pretendimet për dëmshpërblime kundër organeve publike, përfshirë dhe spitalet;
  • pretendimet për përfitime të shërbimeve të mirëqënies për aq kohë sa ekziston një e drejtë e tillë; pra përfitimi nuk është vetëm diskrecionar;
  • proceset disiplinore kundër gjyqtarëve dhe mosmarrëveshjet e punësimit për zyrtarët publikë.

Mosmarrëveshje për të cilat nuk është zbatuar neni 6:

  • mosmarrëveshje që lidhen me migracionin dhe nënshtetësinë;
  • mosmarrëveshje tatimore ndërmjet taksapaguesve dhe autoriteteve të mbledhjes së të ardhurave;
  • të drejta zgjedhore; p.sh. e drejta për të kandiduar për një funksion të zgjedhur.

Për të gjitha çështjet për të cilat zbatohet, neni 6(1) kërkon shprehimisht:

  • seanca publike, përveç disa përjashtimeve, për shembull, për të mbrojtur fëmijët në çështjet familjare;
  • një gjykatë të pavarur dhe të paanshme; pra një gjykatë që është e pavarur nga autoritetet dhe palët, dhe është e paanshme;
  • gjykimin brenda një kohe të arsyeshme;
  • vendim të shpallur publikisht; pra të disponueshëm për publikun, jo domosdoshmërisht të lexuar në një proces me dyer të hapura.

Gjykata ka futur nën nenin 6(1) dhe të drejtat e mëposhtme:

  • aksesin në gjykatë (si fizik dhe procedural);
  • përfaqësimin ligjor në çështjet civile (paragrafi 3(c) e njeh këtë të drejtë dhe për çështjet penale, shih më poshtë);
  • të drejtën për pjesëmarrje efektive, p.sh nëpërmjet proceseve akuzatore, ku provat që janë në dispozicion të njërës palë i bëhen me dije palës tjetër, dhe ku ekziston barazia e armëve; pra ekziston mundësia e duhur për të dyja palët për të paraqitur argumentet e tyre;
  • detyrimin e gjykatës për të marrë parasysh plotësisht dhe në mënyrë të barabartë pikëpamjet e të dyja palëve;
  • të drejtën për vendim të arsyetuar të gjykatës;
  • detyrimin e shtetit për të ekzekutuar një vendim civil në kohën e duhur dhe në mënyrë efektive;
  • sigurinë juridike, përfshirë dhe dhënin e vendimeve përfundimtare nga gjykatat.

Ndikimi kryesor i këtij neni mbi zyrtarët publikë është që t’i informojë personat që merren me mosmarrëveshjet civile të mbuluara nga neni 6 se ata duhet të sigurojnë respektimin e të drejtave për proces të rregullt ligjor ose në kohën e vendimit administrativ, ose më vonë gjatë rishikimit ligjor. Këtu përfshihen punonjësit socialë që merren me çëshjet e birësimit dhe vendosjes së fëmijëve në kujdestari, etj.; zyrtarët e planifikimit që vendosin për kërkesat për planifikim; autoritetet e licensimit dhe organet profesionale që merren me licensat për ushtrimin e profesionit, etj.; zyrtarët për shërbimet e mirëqënies që merren me trajtimin e ankesave, e kështu me rradhë.

Proceset penale

Për gjykimet që vendosin për një akuzë penale, garancitë proceduriale janë më strike sesa ato për procese të tjera gjyqësore. Nocioni "penal" ka kuptim të posaçëm në Konventë dhe mund të shtrihet dhe për proceset disiplinore, administrative ose fiskale nëse ato mund të çojnë në dënimin e personit në fjalë.
Përveç të drejtave të dhëna në paragrafin 1, personat e akuzuar për një vepër penale kanë të drejta të tjera të mëtejshme specifike, të dhëna më poshtë, të parashikuara në paragrafin 2 dhe 3, nga gërma a deri në gërmen f:

  • Prezumimi i pafajësisë (paragrafi 2). Një person është i pafajshëm derisa të provohet fajtor sipas ligjit. Ekziston e drejta e të qëndruarit pa folur dhe e mosdiskriminimit vetjak. Pra, zyrtarët publikë mund ta shkelin këtë të drejtë nëse deklarojnë ose nënkuptojnë publikisht, për shembull, para medias, se një person është përgjegjës për një krim përpara se gjykata ta ketë deklaruar fajtor këtë person. Megjithatë, kjo dispozitë nuk i parandalon testet e tilla si, testet e gjakut ose të urinёs, dhe as urdhërat për prodhimin e dokumenteve.
  • Informacioni i menjëhershëm dhe i kuptueshëm për natyrën dhe shkakun e akuzës së ngritur kundër tij ose saj (paragrafi 3(a)). Kjo e drejtë është e ngjashme me të drejtën e parashikuar në nenin 5(2) (shih më sipër), por qëllimi është i ndryshëm; në Nenin 5 qëllimi është t’i bëjë të mundur personit të kundërshtojë arrestimin ose ndalimin e tij/saj, ndërsa në nenin 6 qëllimi është përgatitja për mbrojtje. Detyra i takon normalisht policisё, zyrtarëve të gjykatave ose prokurorëve. Personi duhet të jetë në gjendje ta kuptojë informacionin, përfshirë, nëse është e nevojshme, ofrimin e përkthimit (me shpenzim të shtetit, shih paragrafin 3(e) më poshtë). Në rastet kur i akuzuari është me aftësi të kufizuara (për shembull, është i verbër, i shurdhër ose vuan nga sëmundje mendore), gjë e cila e bën të vështirë të kuptuarin prej tyre, mund të kërkohet ndihmë e posaçme për ta. Po ashtu, duhet të jepet koha dhe instrumentet e nevojshme për përgatitjen e mbrojtjes (paragrafi 3(b)). Koha është e ndryshme në varësi të kompleksitetit të çështjes, por instrumentet duhet të përfshijnë gjithmonë, për personat e ndaluar në paraburgim, vizita nga avokatët e tyre, mundësinë për të pasur diskutime konfidenciale, pa u dëgjuar nga policia ose oficerët e burgut.
  • E drejta për t’u mbrojtur ose vetë, ose nëpërmjet një avokati të zgjedhur vetë, të ofruar pa pagesë kur kërkohet nga interesat e drejtësisë (paragrafi 3(c)). Këtu zbatohen çështje të ngjashme me aksesin e të akuzuarve tek avokatët. Gjykata është shprehur se ndihma ligjore duhet të jetë praktike dhe efektive, përfshirë dhe fazën para gjykimit, si dhe në gjykata. Në këtë kuadër, në çështjen kur një i burgosur u mor në pyetje për thuajse shtatë ditë pa iu lejuar të kontaktonte me avokatin, Gjykata u shpreh se kishte shkelje të nenit të Konventës, për shkak se mbrojtja rrezikonte të paragjykohej pa lejuar për gjurmimin e kësaj gjëje. Në të njëjtën çështje, për shkak se dosjet ishin kaq të volumizoze, dy vizita një orëshe në javë nuk ishin të mjaftueshme për të lejuar përgatitjen e mbrojtjes (Öcalan k. Turqisë). Si më sipër, konsultimet duhet të ndodhin larg veshëve të zyrtarëve. Si rregull, ndihma e avokatit duhet të jetë e gatshme që nga marrja e parё në pyetje nga policia.
  • E drejta e pyetjes së dëshmitarëve të prokurorisë dhe thirrja e dëshmitarëve në mbrojtje (paragrafi 3(d)). Në rastet kur dëshmia e dëshmitarit është vendimtare lidhur me fajësinë e të akuzuarit, këtij të fundit duhet t’i jepet mundësia e kundërpyetjes së dëshmitarit dhe, nëse është e nevojshme, dhe ndihmë ligjore.
  • E drejta për përkthyes, pa pagesë, nëse personi nuk e kupton ose nuk mund ta përdorë gjuhën e përdorur në gjykatë (paragrafi 3(e)).

As is evident from the above, in criminal cases the role of police and prison officers in respecting and protecting rights is much greater than in civil ones. In addition to the examples given, the length of time cases take will depend in part on the efficiency of police investigations. The Court includes the investigatory phase when assessing if the time taken is reasonable.

Nuk ka denim pa ligj (Neni 7)

Kjo dispozitë ndalon zbatimin prapaveprues të së drejtës penale. Ajo përfshin të drejtën për t’u mos gjykuar ose dënuar për një vepër që nuk ka qenë e parashikuar si vepër penale në kohën kur është kryer. Policët duhet të jenë të kujdesshëm për të siguruar që në kohën e kryerjes së krimit të ekzistojnë vepra dhe dënime të parashikuara mbështetur në të cilat të kryhet arrestimi dhe të ngrihet akuza. Sërish, duhet të theksohet se nocioni "penal" ka kuptim specifik në Konventë dhe mund të shtrihet dhe për procese disiplinore, administrative ose fiskale në qoftë se ato mund të çojnë në dënimin e personave në fjalë.


Download the abstract

  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page