për të informuar zyrtarët publikë mbi detyrimet që i rrjedhin shtetit nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut

Ky instrument shpjegues ka për qëllim t’u ofrojë zyrtarëve të shteteve palë në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (më poshtë “Konventa”) informacion dhe udhëzime praktike për t’i pajisur ata me informacionin e nevojshëm për të respektuar të drejtat e njeriut të parashikuara në Konventë gjatë ushtrimit të detyrës, për të përmbushur detyrimet e shtetit që rrjedhin nga Konventa dhe, në këtë mënyrë, për të shmangur shkeljet e Konventës sa më shumë të jetë e mundur.

Kujt i drejtohet ky instrument shpjegues?

Instrumenti shpjegues u drejtohet kryesisht zyrtarëve që punojnë në sistemin e drejtësisë dhe personave përgjegjës për zbatimin e ligjit ose mohimin e lirisë së një personi. Më specifikisht, këta zyrtarë përfshijnë (por nuk kufizohen vetëm tek) policët, oficerët e burgjeve, oficerët e migracionit dhe punonjësit në institucionet psikiatrike, ose në institucionet e tjera që ofrojnë kujdes për personat vulnerabël.

Më gjerësisht, instrumenti shpjegues i drejtohet po ashtu çdo zyrtari që ndërvepron me publikun në mënyra që ngrenë çështje potenciale të të drejtave të Konventës, si për shembull punonjësit socialë, sekretarët dhe zyrtarë të autoriteteve licencuese.
Ky instrument shpjegues nuk është hartuar për gjyqtarët, avokatët ose për nëpunësit e lartë civilë, por për zyrtarët që janë "në skajin më delikat". Ai u drejtohet personave që nuk kanë njohuri ligjore të mëparshme.

Instrumenti shpjegues përmban posaçërisht:

  • Një udhërrëfyes për të drejtat që jepen nga Konventa dhe Protokollet e saj dhe detyrimet korresponduese të Shtetit, duke u munduar të ndjekë rendin e dispozitave në këto dokumente. Dispozitat të cilat dalin më shpesh në punën e zyrtarëve për të cilët është hartuar ky dokument janë trajtuar në shumë më tepër detaje sesa dispozitat që hasen më rrallë. Instrumenti shpjegues nuk synon të mbulojë të gjitha çështjet e mundshme, siç do të bëhej nga një tekst ligjor, por përqendrohet në mënyrë selektive tek çështjet më domethënëse dhe më shpesh të hasura.
  • Pyetjet dhe listat e çështjeve që duhet të kontrollohen nënvizojnë pika për t’u shqyrtuar, për t’u ardhur në ndihmë zyrtarëve që të vendosin nëse del një çështje potenciale mbështetur në Konvetë apo jo.

Konventa dhe si funksionon ajo

Konventa për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut (titulli zyrtar i Konventës) është një traktat ndërkombëtar ndërmjet shteteve anëtare (aktualisht 47) të Këshillit të Evropës (institucion i cili nuk duhet të ngatërrohet me Bashkimin Evropian). Këshilli i Evropës është kirjuar pas Luftës së Dytë Botërore si organizatë ndërkombëtare për promovimin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës. Konventa është miratuar në vitin 1950. Shtetet janë të detyruara të respektojnë Konventën kur ato bëhen palë në Konvetë nëpërmjet ratifikimit të saj. Të gjitha shtetet anëtare e kanë ratifikuar Konventën.

Konventa ka disa Protokolle opsionale, të cilët i plotësojnë dispozitat e Konventës duke shtuar të drejta substantive që garantohen nga Konventa. Shtetet antare mund të vendosin nëse të pranojnë protokollet opsionale që garantohen nga Konventa. Shtetet anëtare mund të përzgjedhin t’i pranojnë protokollet opsionale nëpërmjet ratifikimit të tyre. Jo të gjitha shtetet palë i kanë pranuar të gjitha protokollet opsionale. Duhet të kontrolloni në faqen e internetit të Këshillit të Evropës (Europe Treaty Office website) për të parë se cilët Protokolle janë ratifikuar nga shteti juaj.

Ju lutem mbani parasysh: Ne ju ftojmë të na dërgoni sugjerime që mund të përmirësojnë përmbajtjen ose prezantimin e kësaj faqeje interneti. Ju lutem jepni informacion në formularin e kontaktit të dhënë për këtë qëllim.

 

 

 

Back Nenet 8-11

Këto katër nene, që kanë të bëjnë përkatësisht me respektimin e jetës private dhe jetës familjare; lirinë e mendimit, të ndërgjegjes dhe të fesë; lirinë e shprehjes; dhe lirinë e tubimit dhe të organizimit, kanë disa tipare të përbashkëta:

  • Të gjitha janë të drejta të cilësuara;
  • Ato shprehen me anë të një strukture me dy paragrafë, ku në paragrafin e parё jepet e drejta, ndërsa në paragrafin e dytë jepen rrethanat në të cilat ndërhyrjet në këto të drejta janë të justifikuara;
  • Paragrafët e dytë janë të ndryshёm lidhur me detajet që përmbajnë, por kanë tri kërkesa të përbashkëta për të justifikuar ndërhyrjen në të drejtën që specifikojnë.

Së pari, ndërhyrja duhet të jetë në përputhje me ligjin. "Ligji" përfshin ligjet bazë dhe aktet nënligjore, të drejtën zakonore dhe të drejtën e BE-së për shtetet që i përdorin këto sisteme, dhe rregullat e organeve profesionale, universiteteve, etj. Ligji duhet të përcaktohet nga sistemi ligjor kombëtar. Ai duhet të jetë po ashtu i aksesueshëm, pra publikisht i disponueshëm, dhe i parashikueshëm, pra majftueshmërisht i saktë për t’i lejuar dikujt të rregullojë sjelljen e tij për të vepruar në përputhje me ligjin. Në njërën nga çështjet e shumta për përgjimin e bisedave telefonike, Gjykata është shprehur se ligji nuk përmbante rregulla mjaftueshmërisht të qarta dhe të detajuara, veçanërisht lidhur me seriozitetin e ndërhyrjes dhe sofistikimin në rritje të teknologjisë (Kruslin v. France).

Së dyti, ndërhyrja duhet të ndjekë një qëllim legjitim. Në të gjithë paragrafët e dytë jepen lista të qëllimeve specifike të lejuara, të cilat ndryshojnë nga njëri nen tek tjetri, si për shembull "parandalimi i krimit", "mbrojtja e rendit, shëndetit ose moralit publik”, ose “mbrojtja e të drejtave dhe e lirive të të tjerëve".

Së treti, ndërhyrja duhet të jetë "e nevojshme në një shoqëri demokratike" për të realizuar qëllimin përkatës. "E nevojshme" do të thotë ose "e domosdoshme" nga njëri ekstrem, ose thjesht "e arsyeshme" në ekstremin tjetër. Kjo do të thotë që qeveria duhet të vërtetojë që ka pasur "një nevojë të ngutshme sociale" për ndërhyrjen dhe se ajo është përpjestimore me qëllimin që synon të realizojë. Megjithëse fjala përpjesёtim nuk është e pranishme në tekstin e Konventës, përpjesёtimi qëndron në thelb të interpretimit nga Gjykata. Pra, edhe në rast se një veprim ose politikë bëhet për një qëllim legjitim, ai/ajo nuk është e lejueshme në rast se mjetet e përdorura janë të tepërta, arbitrare ose të padrejta. Në thelb, Konventa u kërkon autoriteteve kombëtare të balancojnë të drejtat individuale përkundrejt interesit publik; ndonjëherë mund të duhet të gjendet një balancё ndërmjet të drejtave konkurruese individuale. Gjykata ka pranuar se u takon kryesisht autoriteteve kombëtare të garantojnë të drejtat e njeriut dhe të gjejnë balancën e duhur dhe se ato në parim janë më mirё të pozicionuara se Gjykata të vlerësojnë nevojën për ndërhyrje. Për pasojë, Gjykata ka zhvilluar parimin që shtetet kanë diskrecion në këtë fushë, gjë të cilën ajo e njeh si "prag vlerësimi", duke pranuar se zgjidhjet lokale mund të ndryshojnë ashtu siç ndryshojnë dhe rrethanat sociale ose rrethanat e tjera. Gjithsesi, liria e veprimit është e kufizuar dhe është gjithmonë objekt mbikëqyrjeje nga Gjykata. Ajo do të jetë më e fortë nëse praktika në Evropë ndryshon gjerësisht, në krahasim me rastin kur ka një konsensus që nuk është në përputhje me politikat ose praktikën e shtetit individual. Normalisht sjelljet sociale ndryshojnë, ndërkohë që vendimet e Gjykatës zhvillohen paralelisht me këto qëndrime.

Download the abstract

  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page