Përdorimi i forcës
Të drejta dhe çështje të Konventës që duhet të marr parasysh
Neni 2 E drejta për jetën, 3 Ndalimi i torturës, 8 Respektimi i jetës private dhe familjare, 14 Ndalimi i diskriminimit
- A ka justifikim për përdorimin e forcës (mbrojtja e vetes ose e të tjerëve, realizimi i një arrestimi, shtypja e një trazire)?
- A është forca e nevojshme në mënyrë strikte dhe a është në përpjesëtim me qëllimin që kërkon të përmbushë; a mund të arrijë të njëjtin rezultat përdorimi i më pak force?
- A çon forca në torturë ose në trajtim çnjerëzor?
- A janë trajtuar dëmtimet menjëherë nga një mjek?
- A janë mbajtur të dhëna të përshtatshme përkundrejt nevojës potenciale për të shqyrtuar rrethanat për përdorimin e forcës?
Ju lutem mbani parasysh
Nenet me numra i përkasin Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, përveçse kur specifikohet një Protokoll i caktuar.
Çështjet e përmendura nuk janë shterruese.
Të drejta dhe çështje të Konventës që duhet të marr parasysh në situatat e mëposhtme
Reflekse për t’u përvetësuar
A prekni në ndonjë nga të drejtat e Konventës në punën tuaj?