Të drejta dhe çështje të Konventës që duhet të marr parasysh

Neni 2 E drejta për jetën, 3 Ndalimi i torturës, 5 E drejta për liri, 8 Respektimi i jetës private dhe familjare 34 Kërkesat individuale

Përveç çështjeve të përgjithshme që ngrihen për çdo lloj mohimi të lirisë të përmendur më sipër, ngrihen dhe çështjet e mëposhtme:

  • A është bërë ndalimi me autorizimin e duhur pas marrjes së këshillave mjekësore?

  • A monitorohet në mënyrë të rregullt nevoja mjekësore për të ndaluarin?

  • A është e sanksionuar nga pikëpamja mjekësore forca e përdorur dhe a është ajo në përpjesëtim me nevojën?

  • A ka pacienti ose familja e tij/saj të drejta të përshtatshme për të kundërshtuar nevojën për vijimin e ndalimit të tij/saj?

     

Ju lutem mbani parasysh
Nenet me numra i përkasin Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, përveçse kur specifikohet një Protokoll i caktuar.
Çështjet e përmendura nuk janë shterruese.