Garancitë procedurale lidhur me dëbimin e të huajve (Neni 1)
Kjo garanton që një një i huaj me qëndrim të rregullt në territorin e një Shteti nuk mund të dëbohet, veçse në zbatim të një vendimi të marrë në përputhje me ligjin dhe duhet të ketë mundësi:
- të parashtrojë arsyet kundër dëbimit të tij,
- të kërkojë shqyrtimin e çështjes së tij, dhe
- të përfaqësohet për këto qëllime përpara autoritetit kompetent.
"Dëbimi" ka të njëjtin kuptim si në Protokolli Nr. 4, neni 3, pra ai nuk e mbulon ekstradimin. Ai nuk e ndalon dëbimin e individëve, por thjesht jep disa garanci procedurale. Të huajt që përballen me dëbimin, mund të kenë po ashtu të drejta të njohura nga Konventa, si për shembull, ato të parashikuara në nenin 2, 3, 5, 6 dhe 8 dhe Protokollin Nr. 4, neni 4.
Megjithatë, në raste përjashtimore, kur përjashtimi është i nevojshëm në interes të rendit publik, ose kur bëhet për arsye të sigurisë kombëtare, individi mund të dëbohet përpara ushtrimit të të drejtave të tij proceduale të garantuara nga neni 1 i Protokollit.
E drejta e apelit në çështjet penale (Neni 2)
Ky nen garanton që çdo person i shpallur fajtor për një vepër penale nga një gjykatë ka të drejtë të paraqesë për shqyrtim përpara një gjykate më të lartë deklarimin e fajësisë ose dënimin.
Shtetet kanë shumë diskrecion lidhur me mënyrën e zbatimit të kësaj dispozite, për aq kohë sa ata nuk e shkatërrojnë thelbin e të drejtës. Në këtë mënyrë, atyre nuk u duhet të lejojnë apelin për themelin e gjykimit, mund ta kufizojnë të drejtën tek ligji dhe mund të kërkojnë dhënien e lejes për apel së pari.
Kompensimi për dënimin e gabuar (Neni 3)
Ky nen njeh të drejtën e kompensimit në rastin e rrëzimit të një dënimi të dhënë, ose të faljes për shkak të fakteve të reja, ose të fakteve të zbuluara rishtazi të cilat dëshmojnë bashkërisht që nuk është bërë drejtësi.
E drejta për të mos u gjykuar ose dënuar dy herë (Neni 4)
Ky nen ndalon gjykimin ose dënimin e dikujt për një vepër të kryer më parë dhe për të cilën ai është deklaruar i pafajshëm ose është dënuar. Ka përjashtime në paragrafin 2 në rast se, në përputhje me ligjin dhe procedurën penale të Shtetit të interesuar, faktet e reja ose të zbuluara rishtazi, ose një mangësi themelore në procedimet e mëparshme janë të një natyre të tillë që mund të cenojnë vendimin e dhënë. Mund të shfaqen situata të komplikuara kur një grup faktesh çon në më shumë se një vepër penale, ose në më shumë se një procedurë, për shembull, dikush dënohet për drejtim automjeti në gjendje të dehur dhe në procedimet e mëtejshme i merret leja e qarkullimit; procedura e fundit ishte konsideruar si pjesë e sanksionit për veprëne (Nilsson v. Sweden). Vetëm nëse dy vepra të veçanta mbështeten tek fakte identike, ose tek fakte që në thelb janë të njëjtat, kemi të bëjmë me shkelje.
Barazia ndërmjet bashkëshortëve (Neni 5)
Ky nen u jep bashkëshortëve të drejta të barabarta ndërmjet tyre dhe në lidhje me fëmijët e tyre gjatë një martese dhe në rast të shkurorëzimit të saj. Ky nen nuk e ndalon shtetin nga marrja e masave për të mbrojtur fëmijët (të cilat mund të ngrenë çështje mbështetur në Nenin 8).