Trajtimi i çështjeve familjare, të tilla si birësimi, marrja e fëmijëve nën kujdes
Të drejta dhe çështje të Konventës që duhet të marr parasysh
Neni 3 Ndalimi i trajtimit çnjerëzor dhe poshtërues, 6 E drejta për proces të rregullt, 8 Respektimi i jetës private dhe familjare, 14 Ndalimi i diskriminimit
- A është ndërhyrja me të drejtën familjare në përputhje me ligjin dhe për një qëllim të caktuar (p.sh. të drejtat e fëmijëve) dhe në përpjesëtim me qëllimin?
- A janë marrë parasysh siç duhet interesat më të larta të fëmijës?
- A u është dhënë prindërve dhe palëve të tjera të interesuara informacion i plotë dhe në kohë dhe mundësia për të kontribuar për vendimet për të ardhmen e fëmijëve, veçanërisht kur vendimet janë të parevokueshme, ose të vështira për t’u tjetërsuar?
- A e kanë prindërit dhe të tjerët të drejtën për të kundërshtuar një vendim përpara një gjykate të pavarur dhe të paanshme?
- A janë informuar ata për të drejtat për kundërshtimin e vendimit dhe për afatet kohore për ta bërë këtë gjë?
- A janë fëmijët në nivel të tillë rreziku për t’u dëmtuar në duart e prindërve ose të kujdestarëve saqë është e nevojshme që ata të kalohen në shërbimet e kujdesit?
Ju lutem mbani parasysh
Nenet me numra i përkasin Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, përveçse kur specifikohet një Protokoll i caktuar.
Çështjet e përmendura nuk janë shterruese.
Të drejta dhe çështje të Konventës që duhet të marr parasysh në situatat e mëposhtme
Reflekse për t’u përvetësuar
A prekni në ndonjë nga të drejtat e Konventës në punën tuaj?