Pyetjet e bëra më shpesh lidhur me shpërblimin e drejtë
Në terma të përgjithshme duhet të theksohet se pagesa e shumave të përcaktuara në vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në lidhje me shpërblimin e drejtë së bashku me interesat e mundshëm për vonesat janë pjesë e ekzekutimit të vendimeve të formës së prerë dhe të vendimeve të thjeshta të Gjykatës. Pagesa e shpërblimit mbikëqyret nga Komiteti i Ministrave.
Shuma e shpërblimit, monedha, përfituesi, afati kohor për pagesën e shpërblimit si dhe niveli i interesit për vonesat përcaktohen në vendimin e formës së prerë ose vendimin e thjeshtë të Gjykatës.
Kushtet e vendimit nuk mund të modifikohen në mënyrë të njëanshme dhe janë të detyrueshme për shtetin, pa përjashtim. Gjithsesi, në situata shumë specifike, janë pranuar kushte pagese të cilat janë të ndryshme nga kushtet e specifikuara në vendim, për aq kohë sa palët bien dakord për to (për shembull, për një destinacion të ndryshëm pagese, ose pagimi i shpërblimit në një monedhë të ndryshme).
Nëse keni pyetje ose nëse keni ndonjë problem në lidhje me pagesën e shpërblimit të drejtë të njohur nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, ose në lidhje me pagesën e interesave të vonesave, ju lutem kontaktoni Departamentin e Ekzekutimit të Vendimeve me faks, në numrin (+33 (0)3 88 41 27 93), me postë (në adresën Conseil de l’Europe, Service de l’Exécution des Arrêts, F-67075 STRASBOURG CEDEX) ose me e-mail në adresën (dgI_execution_just_satisfaction@coe.int).
Procedura që duhet të ndiqet për marrjen e shumës së shpërblimit të drejtë të vendosur nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut
Kujt duhet t’ia dërgoj informacionin lidhur me të dhënat e mia bankare?
Të dhënat bankare për përfituesin e shumës së shpërblimit të drejtë duhet të dërgohen në adresën që është shkruar në letrën që Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut i dërgon kërkuesit, pas marrjes së vendimit të formës së prerë ose të një vendimi tjetër të thjeshtë të Gjykatës.
A mund të përzgjedh përfituesin e pagesës së shpërblimit të drejtë?
Vendimi i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut përcakton shprehimisht se kush është marrësi ose përfituesi i shpërblimit të drejtë. Pavarësish nga kjo, përfituesi i përmendur në vendimin e Gjykatës mund të autorizojë dikë tjetër, si për shembull avokatin e tij/saj, për të marrë shumën e shpërblimit në fjalë. Personat nën moshën 18 vjeç, ose personat nën kujdestari, për qëllime të pagesës së shpërblimit të drejtë, zakonisht përfaqësohen nga përfaqësuesit e tyre ligjorë. Në varësi të rrethanave, ndonjëherë mund të duhen organizime të posaçme.
A është e mundur të përzgjidhet një metodë pagese?
Metoda më e zakonshme e pagesës është transferimi në një llogari bankare i shumës së shpërblimit të drejtë. Gjithsesi, pagesa e shumave të shpërblimit të drejtë mund të bëhet dhe me mënyra të tjera, për aq kohë sa mënyra është efikase e arsyeshme (si për shembull me çek, urdhër pagese, depozitim të shumës në një llogari bankare të hapur me emrin e kerkuesit, depozitim të parave në bankë për depozita zyrtare të bankës kombëtare/organit përkatës). Ajo çfarë është e rëndësishme është që paratë duhet t’i vihen në dispozicion kërkuesit dhe që ai ose ajo të vihen në dijeni të këtij fakti.
A është e mundur të merret shuma e shpërblimit të drejtë në një llogari në një shtet të ndryshëm nga shteti i kërkuesit?
Në përjashtim të rasteve kur përcaktohet ndryshe në vendimin e Gjykatës, praktika kërkon që pagesa të bëhet në vendin e banimit të përfituesit (dhe në raste se ky vend nuk është shteti i kërkuesit). Gjithsesi, me pëlqimin e palëve janë të mundshme dhe zgjidhje të tjera.
Si llogaritet interesi i vonesës në rast të pagesës së shpërblimit të drejtë përtej afateve kohore të parashikuara?
Ka kritere për llogaritjen e interesit të vonimit të pagesave kur shpërblimi i drejtë paguhet jashtë afateve kohore të përmendura në vendimin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Niveli i interesit zakonisht përkon me nivelin marxhinal të huadhënies të Bankës Qendrore Evropiane gjatë periudhës së mospagimit plus tre përqind. Në raste se ky nivel interesi ndryshon gjatë shtrirjes së vonesës së pagesës, llogaritja duhet të bëhet bazuar në nivelet e ndryshme të bazës së interesit të aplikuara gjatë kësaj periudhe.
Për llogaritjen e interesit të vonesës mund t’i dërgohet një kërkesë Departamentit të Ekzekutimit të Vendimeve nëpërmjet faksit (+33 (0)3 88 41 27 93), me postë (Conseil de l’Europe, Service de l’Exécution des Arrêts, F-67075 STRASBOURG CEDEX) ose me e-mail (dgI_execution_just_satisfaction@coe.int). Për këtë qëllim është shumë e rëndësishme që të jepet numri i çështjes së kërkuesit, shuma ekzakte e paguar, monedha e përdorur, data aktuale e pagesës (pra data në të cilën i është vënë në dispozicion kërkuesit vlera (me para në dorë) e shpërblimit të drejtë) dhe adresa (elektronike ose postare), ose numri i faksit ku kërkuesi dëshiron të marrë përgjigje në lidhje me llogaritjen e shpërblimit të drejtë.
A u duhet deklaruar organeve tatimore shuma e marrë si shpërblim i drejtë?
Shuma e shpërblimit të drejtë e përcaktuar në vendimin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut nuk është paguar plotësisht
Afati i pagesës nuk ka përfunduar ende.
I kam dërguar të dhënat e mia bankare, or ende nuk kam marrë gjë në llogarinë time.
Procesi i pagimit të shpërblimit të drejtë nuk është i menjëhershëm. Ai kërkon disa javë, madje dhe muaj. Për këtë mund të ketë arsye të ndryshme:
- të tilla si marrja nga kërkuesi i informacionit të nevojshëm për realizimin e pagesës
- nevoja për përputhshmëri me rregullat e kontabilitetit publik,
- vonesat teknike në ekzekutimin e transaksionit nga bankat dhe zgjedhja e procedurave të transferimit.
Në të gjitha rastet, kërkuesi duhet të presë përfundimin e afatit kohor të përcaktuar në vendimin e Gjykatës.
Nëse kalon data e specifikuar dhe nuk kryhet pagesa e shpërblimit të drejtë, ose në rast se shpërblimi i drejtë paguhet vetëm pjesërisht, veprimi që duhet të ndërmerret është kontaktimi i menjëhershëm i Departamentit të Ekzekutimit të Vendimeve me faks (+33 (0)3 88 41 27 93), postë (Conseil de l’Europe, Service de l’Exécution des Arrêts, F-67075 STRASBOURG CEDEX) se e-mail (dgI_execution_just_satisfaction@coe.int). Duhen bashkëlidhur të gjitha dokumentet e nevojshme (si për shembull një kopje e provës që ju i keni dërguar të dhënat tuaja bankare).
SHËNIM: Ankesat duhet të dërgohen brenda dy muajsh pas botimit të vendimit të Gjykatës në listën e çështjeve për pagim, e cila mund të gjendet në këtë faqe interneti. Pas përfundimit të kësaj periudhe dy ditore, kërkuesi do të konsiderohet se e ka pranuar pagesën e shpërblimit të drejtë, si dhe çdo interes vonese lidhur me të. Ankesat qo t’i bëhen me dije autoriteteve përkatëse për qartësimin e shpejtë të çdo pyetje ose problemi.
Afati kohor i pagesës së shpërblimit të drejtë ka kaluar.
I kam dërguar të dhënat e mia bankare, por nuk kam marrë asnjë në llogarinë time bankare, ose kam marrë vetëm një pjesë të shpërblimit të drejtë.
Kontaktoni menjëherë Departamentin për Ekzekutimin e Vendimeve me faks (+33 (0)3 88 41 27 93), postë (Conseil de l’Europe, Service de l’Exécution des Arrêts, F-67075 STRASBOURG CEDEX) ose e-mail (dgI_execution_just_satisfaction@coe.int), duke dhënë numrin e çështjes tuaj, ndonjë ndryshim në situatën tuaj (në adresë, emrin e bankës, detajet e bankës) dhe duke dhënë çdo informacion tjetër të nevojshëm (si për shembull, një kopje të dokumentacionit që vërteton dërgimin e të dhënave tuaja bankare).
SHËNIM: ankesat duhet të dërgohen brenda dy muajsh pas botimit të vendimit të Gjykatës në listën e çështjeve për pagim, e cila mund të gjendet në këtë faqe interneti. Pas përfundimit të kësaj periudhe dy ditore, ankimuesi do të konsiderohet se e ka pranuar pagesën e shpërblimit të drejtë, si dhe çdo interes vonese lidhur me të. Ankesat qo t’i bëhen me dije autoriteteve përkatëse për qartësimin e shpejtë të çdo pyetje ose problemi.
Shpërblimi i drejtë është paguar pas afatit kohor të përmendur në vendim, dhe nuk më është paguar niveli i interesit, ose interesi më është paguar vetëm pjesërisht.
Kontaktoni menjëherë Departamentin për Ekzekutimin e Vendimeve me faks (+33 (0)3 88 41 27 93), postë (Conseil de l’Europe, Service de l’Exécution des Arrêts, F-67075 STRASBOURG CEDEX) ose e-mail (dgI_execution_just_satisfaction@coe.int), duke dhënë numrin e çështjes tuaj, ndonjë ndryshim në situatën tuaj (në adresë, emrin e bankës, detajet e bankës) dhe duke dhënë çdo informacion tjetër të nevojshëm (si për shembull, një pasqyrë bankare që tregon shumën e paguar dhe datën e ekzekutimit të pagesës).
SHËNIM: ankesat duhet të dërgohen brenda dy muajsh pas botimit të vendimit të Gjykatës në listën e çështjeve për pagim, e cila mund të gjendet në këtë faqe interneti. Pas përfundimit të kësaj periudhe dy ditore, ankimuesi do të konsiderohet se e ka pranuar pagesën e shpërblimit të drejtë, si dhe çdo interes vonese lidhur me të. Ankesat qo t’i bëhen me dije autoriteteve përkatëse për qartësimin e shpejtë të çdo pyetje ose problemi.
Për llogaritjen e interesit të vonesës mund t’i dërgohet një kërkesë Departamentit të Ekzekutimit të Vendimeve nëpërmjet faksit (+33 (0)3 88 41 27 93), me postë (Conseil de l’Europe, Service de l’Exécution des Arrêts, F-67075 STRASBOURG CEDEX) ose me e-mail (dgI_execution_just_satisfaction@coe.int). Për këtë qëllim është shumë e rëndësishme që të jepet numri i çështjes së kërkuesit, shuma ekzakte e paguar, monedha e përdorur, data aktuale e pagesës (pra data në të cilën i është vënë në dispozicion anikimuesit vlera (me para në dorë) e kompensimit të drejtë dhe adresa (elektronike ose postare), ose numri i faksit ku kërkuesi dëshiron të marrë përgjigje në lidhje me llogaritjen e shpërblimit të drejtë.