Back Projekti “Forcimi i edukimit për qytetari demokratike në Shqipëri” organizon takimin e parë të Komitetit Drejtues

Projekti “Forcimi i edukimit për qytetari demokratike në Shqipëri” organizon takimin e parë të Komitetit Drejtues

Më 24 qershor, u mbajt online takimi i parë i Komitetit Drejtues të projektit Forcimi i Edukimit për Qytetari Demokratike në Shqipëri. Takimi u hap nga Jutta Gützkow, Shefe e Zyrës së Këshillit të Evropës në Shqipëri, Sarah Keating, Shefe e Sektorit për Bashkëpunim dhe Ngritje Kapacitetesh pranë Departamentit të Edukimit të Këshillit të Evropës, Petra Burcher, Shefe për Zhvillim Ndërkombëtar pranë Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar dhe Nina Guga, Zëvendës Ministre e Arsimit.

Njëzet përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, Agjencia për Sigurimin e Cilësisë së Arsimit Parauniversitar, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Avokati i Popullit dhe Organizata të Shoqërisë Civile, mësues, nxënës dhe shoqatat e prindërve diskutuan mbi aktivitetet e deritanishme, si dhe aktivitetet e parashikuara për tu organizuar në periudhën 6-mujore në vijim.

Të gjithë pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e kompetencave për kulturë demokratike tek brezat e rinj. Në fjalën e saj, Jutta Gützkow theksoi se “Demokracia dhe parimet e saj, të cilat duhet të shihen si mënyrë jetese, mund të prezantohen në mënyrë efektive tek individët vetëm përmes edukimit.

Në kontekstin e pandemisë Covid-19, fokusi i projektit për të rritur njohuritë e nxënësve për t’u bërë qytetarë të përgjegjshëm dhe fuqizimin e tyre për të marrë vendime në shkollat dhe komunitetet e tyre, përmes Kuadrit Referencë për Kulturat për Kompetencë Demokratike, është bërë më e rëndësishme se asnjëherë më parë.

Anëtarët e Komitetit Drejtues shprehën mbështetjen e tyre të plotë që aktivitetet në vijim, pjesë e planit të punës, të trajtojnë nevojat dhe të ofrojnë mbështetje konkrete për ndryshim të qëndrueshëm për të rinjtë e Shqipërisë.

Projekti "Forcimi i Edukimit për Qytetari Demokratike në Shqipëri" zbatohet nga Këshilli i Evropës dhe mbështetet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar. 

 

 

Tiranë 24 qershor 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page