Back 30 drejtorë shkollash rrisin kapacitetet mbi Qeverisjen Demokratike të Shkollës

30 drejtorë shkollash rrisin kapacitetet mbi Qeverisjen Demokratike të Shkollës

Këshilli i Evropës mbështeti së fundmi programin e detyrueshëm të trajnimit të Shkollës së Drejtorëve me module mbi Kulturën Demokratike.

30 drejtorë shkollash, të udhëhequr nga ekspertë të departamentit të arsimit të Këshillit të Evropës, rritën aftësitë dhe njohuritë e tyre mbi edukimin demokratik. Trajnimi ofroi burime thelbësore për të promovuar vlera të tilla si demokracia, gjithëpërfshirja, toleranca dhe respektimi i të drejtave të njeriut në institucionet e arsimit parauniversitar. Nëpërmjet diskutimeve interaktive dhe shkëmbimeve të përvojave dhe ideve, pjesëmarrësit hulumtuan mënyra për t'i integruar në mënyrë efektive këto kompetenca në edukimin e brezave të rinj.

Aktiviteti u përshëndet nga Giulia Re, Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, dhe Jola Kepi, Drejtoreshë e Shkollës së Drejtorëve.

Kjo nismë u realizua në kuadër të projektit të Këshillit të Evropës Forcimi i Edukimit për Qytetari Demokratike në Shqipëri, financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida).

Tiranë, Shqipëri 31 Maj 2024
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page