Back Përkujtohet në Tiranë 70-vjetori i Këshillit të Evropës

Jutta Gützkow, Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës, Gent Cakaj, Ministër në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme

Jutta Gützkow, Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës, Gent Cakaj, Ministër në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme

Për të shënuar 70 vjetorin e Këshillit të Evropës, një pritje përkujtimore u mbajt të martën 12 nëntor, në Tiranë. Ngjarja mblodhi përfaqësues nga autoritetet shqiptare, institucionet e pavarura, akademia, shoqëria civile, si dhe komuniteti diplomatik në vend.

Eventi u përshëndet nga Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Jutta Gützkow, dhe Ministri në Detyrës për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Teksa iu drejtua të ftuarve, Gützkow theksoi se "Të festojmë së bashku 70-vjetorin e Këshillit të Evropës konfirmon angazhimin tonë të përbashkët për të arritur qëllimin e përbashkët që është parashikuar në statutin e Këshillit të Evropës: të promovojmë unitetin Evropian. Ne punojmë së bashku me autoritetet shqiptare dhe shoqërinë civile për reformimin e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, antidiskriminimin dhe mbrojtjen e të drejtave të grupeve të cenueshme, përfshirë fuqizimin e romëve, lirinë e shprehjes, qeverisjen e mirë, dhe së shpejti, arsimin.”

Ministri në Detyrë Cakaj theksoi se "... ngjarje e sotme është jo vetëm përkujtim i themelimit të Këshillit të Evropës, por edhe një vlerësim i rrugëtimit të përbashkët në ndërtimin e demokracisë dhe afirmimin e vlerave që na mbajnë së bashku ..."

Pritja përmbylli një seri aktivitetesh tematike të organizuara nga Zyra e Këshillit të Evropës në qytete të ndryshme të Shqipërisë, në bashkëpunim me Ambasadën Franceze, në kuadër të Kryesisë Franceze të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe në partneritet me institucionet përkatëse shqiptare.

 

 

 

Tiranë 13 nëntor 2019
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page