Back Përmirësimi i monitorimit të financimit të partive politike dhe përdorimit të burimeve shtetërore në Shqipëri nëpërmjet Platformës Elektronike për Raportimin Financiar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Përmirësimi i monitorimit të financimit të partive politike dhe përdorimit të burimeve shtetërore në Shqipëri nëpërmjet Platformës Elektronike për Raportimin Financiar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Projekti i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe i Këshillit të Evropës Veprimi kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri, në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), vazhduan aktivitetet për rritjen e kapaciteteve të përdoruesve kryesorë të Platformës Elektronike për Raportimin Financiar të KQZ-së. Kjo platformë është zhvilluar me mbështetjen e projektit gjatë fazës së kaluar të programit Instrumenti Horizontal, me qëllim fuqizimin e kapaciteteve monitoruese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe rritjen e transparencës dhe llogaridhënies mbi financimin e partive politike dhe përdorimin e burimeve shtetërore gjatë fushatave elektorale.

Gjatë aktiviteteve të zbatuara në periudhën shkurt–qershor 2023, 120 monitorues, 23 financierë të partive politike, 58 kandidatë për kryetar bashkie në zgjedhjet e majit 2023 dhe 10 ekspertë kontabël të liçensuar përmirësuan njohuritë e tyre teknike mbi përdorimin e platformës online. Ekspertët e Këshillit të Evropës përshtatën trajnimet me nevojat specifike të secilit përdorues të platformës. Gjatë trajnimeve, pjesëmarrësit patën mundësinë të prezantohen me modulet dhe funksionet kryesore të platformës, si dhe u pajisën me informacion teknik për të siguruar funksionimin efektiv të platformës. Këto sesione trajnimi shërbyen gjithashtu edhe për rritjen e njohurive të pjesemarrësve për detyrimet dhe afatet ligjore për raportim në platformën elektronike, sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor.

Këto aktivitete u organizuan në kuadër të Veprimit kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri, pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe të Këshillit të Evropës Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë - faza III.

 

 

 

Tiranë, Shqipëri 14 qershor 2023
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page