Back Fuqizimi i bashkëpunimit rajonal për të çuar përpara reformat e barazisë për mbrojtjen e komunitetit LGBTI

Fuqizimi i bashkëpunimit rajonal për të çuar përpara reformat e barazisë për mbrojtjen e komunitetit LGBTI

Një shkëmbim rajonal për trajtimin mbi reformat e barazisë dhe me fokus në mbrojtjen e personave të komunitetit LGBTI u zhvillua në Podgoricë, Mali i Zi. Pas konferencës rajonale LGBTI me temë “Adresimi i lëvizjes në rritje kundër gjinisë”, organizuar në Prishtinë në nëntor 2023, eventi dyditor i organizuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe të Këshillit të Evropës, mblodhi së bashku përfaqësues të institucioneve të të drejtave të njeriut, organet e barazisë, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë të fushës nga Shqipëria, Mali i Zi, Republika e Moldavisë, Serbia dhe Ukraina.

Në shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, personat që i përkasin komunitetit LGBTI mund të përjetojnë një shkallë të lartë diskriminimi dhe abuzimi, përfshirë dhunën, për shkak të orientimit të tyre seksual, identitetit gjinor dhe karakteristikave seksuale. Individët gjithashtu mund t’i nënshtrohen diskriminimit dhe abuzimit për shkak të shoqërimit të tyre me personat që i përkasin komunitetit LGBTI dhe/ose për shkak të orientimit të tyre seksual të perceptuar, identitetit gjinor dhe karakteristikave seksuale. Ndërsa Rekomandimi i Politikës së Përgjithshme të ECRI-it (GPR) 17 u drejtohet autoriteteve vendase të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës që të marrin masa për të parandaluar dhe luftuar diskriminimin dhe intolerancën ndaj personave LGBTI dhe për të zhvilluar një shoqëri gjithëpërfshirëse, dhe thekson se kjo duhet kuptuar si përgjegjësi e të gjithë anëtarëve të shoqërisë.

Duke iu drejtuar të pranishmëve në hapje të aktivitetit, Evgenia Giakoumopoulou, Kreu i Njësisë së Orientimit Seksual, Shprehjes dhe Identitetit Gjinor dhe Karakteristikave të Seksit (SOGIESC) të Këshillit të Evropës, deklaroi: “Rritja e gjuhës së urrejtjes dhe dhunës ndaj personave LGBTI është duke mos reflektuar qëndrime dominuese shoqërore në rajonin tonë, por është rezultat i aktorëve kundër të drejtave që ushqejnë urrejtje dhe stigmë ndërsa kërkojnë përfitime politike afatshkurtëra përmes polarizimit dhe armatosjes së të drejtave të personave LGBTI. Prandaj është thelbësore që këto sulme të përcaktohen si pikë kthese e lëvizjes më të gjerë kundër të drejtave dhe të sigurohet një përgjigje e koordinuar midis të gjithë aktorëve të të drejtave të njeriut përtej kufijve, për të kundërshtuar prapambetjen, por edhe për të vazhduar avancimin drejt barazisë”.

Në fjalën e saj hapëse, Mirjana Pajković, Drejtoreshë e Përgjithshme e Drejtorisë për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, Mali i Zi, nënvizoi rolin e spikatur të organizatave të shoqërisë civile (OSHC-të) në ofrimin e mbështetjes jetike, edukimin dhe ndihmën ligjore për individët që përballen me diskriminim në bazë të orientimit seksual ose identitetit gjinor, si dhe institucioneve në përgatitjen dhe zbatimin e ligjeve.

Sinisa Bjeković, Avokati i Popullit i Malit të Zi, theksoi se përballë krizave dhe konflikteve të vazhdueshme shoqërore, mungesa e respektimit të të drejtave të njeriut përjetëson margjinalizimin, duke prekur veçanërisht komunitetin LGBTI. Ai theksoi rëndësinë e sigurimit të mbrojtjes së barabartë para ligjit për përfshirjen dhe përparimin shoqëror.

Bashkëpunimi rajonal synon të krijojë forume për shkëmbimin dhe diskutimin e qasjeve dhe praktikave të mira për të luftuar intolerancën në rajonet e Ballkanit Perëndimor dhe të Vendet e Lindjes. Gjatë seminarit, pjesëmarrësit patën mundësi të mësojnë nga kolegët e tyre, por edhe të fuqizojnë bashkëpunimin dhe sinergjitë në nivel rajonal për të rritur potencialin institucional për të kontribuar në ndryshimet e nevojshme shoqërore në nivel vendor.


Ky aktivitet organizohet si pjesë e nismave të përbashkëta të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës: programi “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”, programi “Partneritet për Qeverisje të Mirë” dhe projekti “Mbështetje për zbatimin e standardeve evropiane në lidhje me anti- diskriminimi dhe të drejtat e pakicave kombëtare në Ukrainë". Ai u zbatua në bashkëpunim me Njësinë së Orientimit Seksual, Shprehjes dhe Identitetit Gjinor dhe Karakteristikave të Seksit (SOGIESC) e Këshillit të Evropës në partneritet me ERA – Shoqatën për të Drejtat e Barabarta LGBTI për Ballkanin Perëndimor dhe Turqin.

 

 

Podgoricë, Mali i Zi 12-13 MARS 2024
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page