Shqipëria ka bërë përparim në forcimin e kuadrin e saj ligjor për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, shprehet në Raportin e parë për përmirësimin e përputhshmërisë, botuar sot nga Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Masave kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit (MONEYVAL).
MONEYVAL vendosi që Shqipëria të mbetet në në procedurë për përmirësimin e përputhshmërisë dhe do të vazhdojë të raportojë lidhur me progresin e mëtejshëm për forcimin e zbatimit të masave të saj kundër pastrimit të parave (LPP) dhe financimit të terrorizmit (LKFT).
Progresi që Shqipëria ka bërë që nga raporti i vlerësimit të ndërsjellë të vitit 2018, i lejon Komitetit të Pastrimit të Parave të Këshillit të Evropës të rivlerësojë vendin në pesë rekomandime, fillimisht të vlerësuara si "pjesërisht në përputhje" dhe një tjetër që u vlerësua si "kryesisht në përputhje".
Pas miratimit të raportit të vlerësimit të ndërsjellë, i cili vlerësoi efektivitetin e masave për pastrimin të parave dhe financimin të terrorizmit (LPP/LKFT) në Shqipërisë dhe përputhshmërinë e tyre me Rekomandimet e dala nga Task Forca e Veprimit Financiar (FATF), Shqipëria u vendos në procedurë për përmirësimin e përputhshmërisë.
Në përputhje me rregullat e procedurës së MONEYVAL, vendi ka raportuar për progresin e bërë për të forcuar kuadrin e saj ligjor të LPP/LKFT-së.
Raporti vijues analizon progresin e Shqipërisë në adresimin e mangësive teknike të përputhshmërisë të identifikuara në raportin e vlerësimit të ndërsjellë.
Duke reflektuar këtë progres, MONEYVAL ka rivlerësuar Shqipërinë në Rekomandimet 6 (sanksione financiare të synuara në lidhje me terrorizmin dhe financimin e terrorizmit) dhe 19 (vendet me rrezik më të lartë) si "në përputhje", dhe Rekomandimet 8 (organizata jofitimprurëse) dhe 35 (sanksionet) si "Kryesisht në përputhje".
MONEYVAL gjithashtu ka analizuar zbatimin e kërkesave të reja në lidhje me rekomandimet e FATF të cilat kanë ndryshuar që nga miratimi i raportit të vlerësimit të ndërsjellë (veçanërisht, Rekomandimet 2, 18 dhe 21).
Rekomandimi 18 (kontrollet e brendshme dhe filialet dhe degët e huaja) tani vlerësohet si "kryesisht i pajtueshëm" dhe Rekomandimi 21 (ndërhyrja dhe konfidencialiteti) është vlerësuar sërisht si "në përputhje". Vlerësimi i Rekomandimit 2 (bashkëpunimi dhe bashkërendimi kombëtar, i cili ishte vlerësuar si "kryesisht në përputhje") mbetet i pandryshuar.
Shqipëria tani është "në përputhje" në pesë nga 40 rekomandimet e FATF-së dhe "kryesisht në përputhje" me 28 prej tyre. Mbetet "pjesërisht në përputhje" për pesë dhe "jo në përputhje" në njërën nga 40 rekomandimet e FATF-së.
Kontakt: Dušan Vojnović , tel. +33 3 90 21 56 99