Back Aleanca për Media Etike krijon mekanizma vetë-rregullues

Aleanca për Media Etike krijon mekanizma vetë-rregullues

Në vijim të angazhimit për përmirësimin e mjedisit etik të medias në Shqipëri, JUFREX 2, një projekt i përbashkët i KiE/BE mbi “Lirinë e Shprehjes dhe Lirinë e Medias në Shqipëri”, ka mbështetur Aleancën për Media Etike në hapin e saj vendimtar për t’u kthyer në një mekanizëm funksional për vetë-rregullim. Aleanca u themelua në shkurt 2020 me qëllim për të angazhuar në mënyrë aktive median, veçanërisht atë online, në respektimin e Kodit të Etikës së gazetarëve.

Ditën e djeshme, 16 anëtarë të Aleancës u takuan për të diskutuar hapat e ardhshëm në këtë drejtim. Anëtarët zgjodhën Bordin e Etikës si bord i cili do të ngarkohet me shqyrtimin e ankesave nga publiku lidhur me shkeljet etike të medias online dhe me dhënien e rekomandimeve për këtë të fundit. U miratua gjithashtu logo e Aleancës i cili do të përdoret si vulë garantuese e cilësisë së medias dhe që do të vendoset në faqen e internetit të këtyre mediave. Mediat me logon tregojnë se ato janë media më përgjegjshmëri etike. Publiku do të ketë në dispozicion një formular në faqet e këtyre mediave për ankesat që dëshiron të dërgojë për shqyrtim nga Bordi i Etikës.

Këshilli Shqiptar i Medias, nismëtar i themelimit të Aleancës, do të shërbejë si Sekretariat i Aleancës.

Ky aktivitet u organizua me mbështetjen e projektit “Liria e Shprehjes dhe Liria e Medias në Evropën Jug-Lindore (JUDREX)”, një projekt i cili zhvillohet në kuadër të Programit të Përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë II”.

 

 

Tiranë 30 shtator 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page