Back Institucionet shqiptare angazhohen në përmirësimin e mëtejshëm të ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës së Strasburgut

Institucionet shqiptare angazhohen në përmirësimin e mëtejshëm të ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës së Strasburgut

Përmirësimi i kapaciteteve në fushën e drejtësisë, me qëllim aplikimin e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GjEDNj), si dhe mbështetja për profesionistët ligjorë që të përdorin në mënyrë sa më efikase mjetet juridike për vendimet e pazbatuara në nivel kombëtar, përbëjnë një fushë prioritare të asistencës së Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Në fazën e dytë të mbështetjes së autoriteteve shqiptare pëmes Instrumentit Horizontal të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, projekti “Mbështetje për zbatimin e vendimeve gjyqsore dhe për lehtësimin e ekzekutimit të vendimeve të GJEDNj (D-REX)” ka në fokus të drejtën e pronësisë dhe më konkretisht përmirësimin e mekanizmit të kompensimit efektiv të pronës si dhe mbështetjen e proceseve të harmonizimit të praktikës gjyqësore në nivel kombëtar.

Në mbledhjen e parë të Komitetit Drejtues, mbajtur në 17 Tetor 2019, në Tiranë, përfaqësues nga institucionet kryesore përfituese, Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës dhe organizatat partnere ranë dakord për rezultatet kryesore të arritura në fazën e pare dhe piketat e projektit në të ardhshmen. Takimi rezultoi në shkëmbime domethënëse dhe kontribuoi miratimin e planit të aktiviteteve mes institucioneve kryesore përfituese duke përfshirë Avokatin e Shtetit, Agjencinë e Trajtimit të Pronave, Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, në përputhje me nevojat e tyre.

Takimi u përshëndet nga Shefja e Departamentit të Shtetit Ligjor dhe Qeverisjes së Mirë në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Znj. Lenka Vitkova, e cila preku mbështetjen që ky projekt po jep ndaj institucioneve shqiptare duke theksuar se sa më mirë të zbatohet jurisprudenca e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, aq më pak çështje do të shkojnë në Strasburg.

Z. Olsi Dekovi, Zv/Kreu i zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, falenderoi pjesmarrësit për angazhimin dhe kontributin e tyre gjatë fazës së parë duke theksuar nevojën për koordinim efektiv dhe përfshirjen e të gjitha institucioneve kombëtare përgjegjëse për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.

 

 

 

Tiranë 17 tetor 2019
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page