Back Shërbimi shqiptar i burgjeve përgatitet të pilotojë Procedurat Standarde te Operimit për të dënuarit me çrregullime të shëndetit mendor

Shërbimi shqiptar i burgjeve përgatitet të pilotojë Procedurat Standarde te Operimit për të dënuarit me çrregullime të shëndetit mendor

Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, nëpërmjet programit të tyre të përbashkët Instrumenti Horizontal, po ndihmojnë sistemin penitenciar shqiptar për të përmirësuar më tej trajtimin e të dënuarve me çrregullime të shëndetit mendor. Kjo do të arrihet duke ngritur një sistem të standardizuar, identifikimi, shqyrtimi dhe trajtimi, bazuar në planet e individualizuara të trajtimit. Për të diskutuar këtë proces, në datat 4-5 prill 2023 në Pogradec u mbajt një takim i grupit të punës. Ky takim vjen pas zhvillimit të Procedurave Standarde te Operimit (PSO) për të dënuarit me çrregullime të shëndetit mendor dhe trajnimit të stafit, aktivitete të cilat u mbështetën në kuadër të fazës së mëparshme të programit.

Aktiviteti mblodhi së bashku 17 profesionistë përgjegjës direkt për zbatimin e PSO-ve në IEVP Fier dhe Durrës, koordinatorë në Drejtorinë e Përgjithshme të Administratës së Burgjeve dhe konsulentë të Këshillit të Evropës. U diskutuan pikat e forta dhe të dobëta, duke evidentuar se ku nevojitet një fokus i shtuar gjatë kësaj faze të zbatimit. U sqaruan boshllëqet procedurale si  dhe u arrit marrëveshje për metodologjinë dhe indikatorët për matjen e progresit të pilotimit.

Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës aktualisht po ndihmojnë shërbimin penitenciar shqiptar në hartimin e planeve operacionale në mbështetje të aplikimit të PSO-ve, të cilat do të miratohen zyrtarisht nga Drejtoria e Përgjthshme e Burgjeve. Pilotimi i plotë i PSO-ve në të dy IEVP-të pritet të fillojë në maj 2023 dhe të zgjasë për një periudhë prej pesë muajsh.

Takimi i grupit të punës u organizua në kuadër të projektit Forcimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut të personave të dënuar në Shqipëri”, i cili është pjesë e një nisme të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë” 2023-2026.

 

 

Pogradec, Shqipëri 6 prill 2023
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page