Back Ndërtimi i kapaciteteve drejtuese të nëpunësve të lartë civil në administratën shqiptare

© Zyra e Këshillit të Evropës në Tiranë

© Zyra e Këshillit të Evropës në Tiranë

Qendra e Ekspertizës e Këshillit të Evropës për Reformën në Qeverisjen Vendore po mbështet Programin e Ri të Qeverisë Shqiptare "Administrimi që duam". Me mbështetjen e qeverisë zvicerane, Qendra ka përshtatur mjetet e veta për të mbështetur qeverisjen në shumë nivele dhe për t'iu përgjigjur nevojave të autoriteteve të qeverisjes qendrore.

Pas përshtatjes dhe zbatimit të suksesshëm të Programit të Akademisë së Lidershipit në nivel vendor në Shqipëri, Departamenti i Administratës Publike dhe Shkolla Shqiptare e Administratës Publike kërkuan nga Qendra që të krijojë një trajnim lidershipi për rreth 110 drejtues të lartë të shërbimit civil. Cikli i parë i këtij trajnimi për drejtues të nivelit të lafrtë u fillua në Tiranë me Drejtorët e Përgjithshëm dhe Zëvendës Ministrat nga e gjithë administrata publike. Pesë cikle të tjera të trajnimit do të organizohet para fundit të vitit 2018.

 

 

tiranë 15 nëntor 2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page