Back Mjetet e CEPEJ-it për efikasitetin dhe cilësinë e drejtësisë në Shqipëri ju prezantuan këshillave të gjykatave në Shqipëri

Mjetet e CEPEJ-it për efikasitetin dhe cilësinë e drejtësisë në Shqipëri ju prezantuan këshillave të gjykatave në Shqipëri

Anëtarët e këshillave gjyqësor të gjykatave të shkallës së parë të Shqipërisë, përfaqësues të Gjykatës së Lartë dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor ishin pjesë e aktivitetit për ngritjen e kapaciteteve për mjetet e CEPEJ-it për efikasitetin dhe cilësinë e drejtësisë, organizuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës.

Pjesëmarrësit diskutuan me ekspertë të Këshillit të Evropës pikëpamje të ndryshme që lidhen me zbatimin e mjeteve të efikasitetit të CEPEJ-it në punën e përditshme të gjykatave. 

Një fokus i veçantë iu kushtua udhëzuesit për një metodologji të unifikuar për mbledhjen e të dhënave gjyqësore, të zhvilluar në kuadër të fazës së mëparshme të programit Instrumenti Horizontal të Bashkimit Evropian dhe të Këshillit të Evropës, dhe si të zbatohen treguesit e performancës të CEPEJ-it për të monitoruar efikasitetin e gjykatës.

Përfaqësuesit e aksionit “Dashboard për Ballkanin Perëndimor’’ prezantuan të dhënat më të fundit për Shqipërinë dhe theksuan rëndësinë e statistikave të mbledhura në nivel gjykatash për vendimmarrjen efektive dhe për sigurimin e të dhënave cilësore në nivel kombëtar.

Gjatë aktivitetit pjesëmarrësit u njohën me rëndësinë e anketave të kënaqësisë së përdoruesve të gjykatave për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve të drejtësisë për përdoruesit dhe mjetet për menaxhimin e kohës nga këndvështrimi i administrimit të gjykatës.

Aktiviteti shërbeu gjithashtu si një mundësi për të diskutuar dhe shkëmbyer mbi gjetjet e aktiviteteve per ngritjen e kapaciteteve të organizuar me stafin jo-gjykatës të të gjitha gjykatave të shkallës së parë gjatë vitit 2023 dhe për të shkëmbyer praktikat e mira të zhvilluara nga gjykata të ndryshme.

Në vijim, institucionet përfituese dhe kryetarët e gjykatave morën pjesë në mbledhjen e dytë të Komitetit Drejtues të projektit Forcimi i efikasitetit dhe cilësisë së drejtësisë në Shqipëri (SEJIV) -  ku u njohën me progresin gjatë vitit të parë të zbatimit dhe dakordësuan aktivitetet e ardhshme.

Aktiviteti u organizua nga aksioni i CEPEJ në rajon Drejt një vlerësimi më të mirë të rezultateve të reformave gjyqësore në Ballkanin Perëndimor dhe në kuadër të projektit Forcimi i efikasitetit dhe cilësisë së drejtësisë në Shqipëri (SEJIV), nën iniciativën e përbashkët të Bashkimit Evropian dhe të Këshillit të Evropës Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.

Tiranë, Shqipëri 9 shkurt 2024
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page