Back Publikohet në gjuhën shqipe manuali i kontekstualizuar i programit ROMACTED

Publikohet në gjuhën shqipe manuali i kontekstualizuar i programit ROMACTED

Manuali i kontekstualizuar i programit ROMACTED është publikuar tashmë edhe në gjuhën shqipe. Ky manual synon të mbështesë autoritetet vendore në përmirësimin e jetës së qytetarëve të dizavantazhuar rom përmes ngritjes së kapaciteteve dhe pjesëmarrjes efektive të aktorëve në planet dhe projektet vendore. Manuali përfshin parimet kryesore metodologjike dhe përvojat rajonale prej zbatimit të fazës së parë të programit ROMACTED në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi me fokus të veçantë në Shqipëri.

Ekipi i ROMACTED ndoqi një përqasje të orientuar kundrejt kontekstit që prej fillimit të pandemisë së COVID-19 gjatë vitit 2020. Fokus grupe virtuale u prezantuan si instrumente metodologjike novatore për mbledhjen e të dhënave për të pasuruar dokumentin me praktikat vendore.

Manuali do të shërbejë si një udhërrëfyes për ekipin e lehtësuesve në Shqipëri gjatë fazës II të zbatimit të programit, por edhe si një dokument referues i vlefshëm për bashki përfituese në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

 

 Manual për zhvillimin e burimeve vendore, veprim të përbashkët dhe fuqizimin e komuniteteve rome

 

tiranë, Shqipëri 16 mars 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page