Back Këshilli i Evropës miraton strategjinë e re kundër terrorizmit për 2023-2027

Këshilli i Evropës miraton strategjinë e re kundër terrorizmit për 2023-2027

Duke iu përgjigjur natyrës në zhvillim të kërcënimeve nga terrorizmi në Evropë, Këshilli i Evropës ka miratuar sot një strategji kundër terrorizmit për 2023-2027 e cila ofron mjete të reja dhe përgjigje konkrete ndaj sfidave të vazhdueshme dhe në zhvillim me të cilat përballen autoritetet shtetërore.

Strategjia synon të forcojë përpjekjet kundër terrorizmit në Evropë dhe më gjerë, duke trajtuar jo vetëm manifestimet e terrorizmit, por edhe shkaqet dhe nxitësit e tij rrënjësor në peizazhin aktual gjeopolitik. Ajo synon të trajtojë kërcënimin në rritje nga ekstremizmi i dhunshëm në Evropë, rritjen e abuzimeve me teknologjitë e reja për mesazhet, rekrutimin dhe trajnimin, dhe ndërveprimin midis akteve të terrorizmit dhe shkeljeve të rregullave të konfliktit të armatosur (krimet e luftës) të vërejtura kohët e fundit në kontekstin e agresionit të Federatës Ruse kundër Ukrainës.

Kjo strategji ndjek një sërë përpjekjesh të bëra në kuadër të strategjisë kundër terrorizmit 2018-2022, si raporti mbi kërcënimet terroriste në zhvillim në Evropë dhe Rekomandimi për përdorimin e informacionit të mbledhur në zonat e konfliktit si provë në procedimet penale në lidhje me veprat terroriste. Strategjia pasqyron gjithashtu të kuptuarit se ndërsa kërcënimet terroriste të frymëzuara nga ISIL/Daesh ose Al-Kaida mund të jenë zvogëluar vitet e fundit, ekziston nevoja për të gjetur mjete efektive dhe gjithëpërfshirëse për të parandaluar rilindjen e tyre.

Për të adresuar këto çështje komplekse, strategjia parashikon një qasje të mirëzhvilluar që përbëhet nga 24 veprime që synojnë forcimin e kapaciteteve parandaluese, shtypëse dhe mbrojtëse të autoriteteve kombëtare nëpërmjet zhvillimit të një sërë standardesh ligjore detyruese dhe jodetyruese, raportesh analitike dhe mjetesh model. Rezultatet e pritshme përfshijnë një mjet burimi mbi faktorët që nxisin ekstremizmin e dhunshëm që çojnë në terrorizëm dhe rekomandime për të luftuar promovimin e terrorizmit dhe radikalizimit në internet. Strategjia gjithashtu parashikon zhvillimin e udhëzimeve për çështje të tilla si ndjekja penale e veprave terroriste dhe shkeljet serioze të së drejtës ndërkombëtare humanitare të kryera në kontekstin e një konflikti të armatosur, si dhe për (ri)integrimin e grave dhe fëmijëve të kthyer dhe të tjerëve të prekur nga terrorizmi, ndër të tjera çështje.

Strategjia thekson nevojën për respektimin e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, si dhe konsideratën e duhur për viktimat e terrorizmit. Ajo gjithashtu thekson nevojën për bashkëpunim ndërsektorial dhe ndërkufitar në adresimin e aspekteve të ndryshme të terrorizmit, duke marrë parasysh efektet që ata kanë në aspekte të ndryshme të jetës sonë të përditshme, duke përfshirë rrjedhën e informacionit, lirinë e lëvizjes dhe sigurinë.

Strategjia e re do të zbatohet nga Komiteti i Këshillit të Evropës kundër Terrorizmin (CDCT), në bashkëpunim dhe bashkërendim të ngushtë me organet e tjera përkatëse të Këshillit të Evropës dhe të Kombeve të Bashkuara.

Më shumë informacion

Strazburg 8 shkurt 2023
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page