Back Botohet në shqip rekomandim i Këshillit të Evropës kundër përdorimit të padive strategjike kundër pjesëmarrjes publike

Botohet në shqip rekomandim i Këshillit të Evropës kundër përdorimit të padive strategjike kundër pjesëmarrjes publike

Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës miratoi më 5 prill 2024 Rekomandimin CM/Rec(2024)2 për të kundërshtuar përdorimin e padive strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPPs). Komiteti i Ministrave u kërkoi shteteve anëtare të hartojnë strategji gjithëpërfshirëse dhe efektive për të kundërshtuar SLAPP-et për të frenuar efektin ftohës që ato kanë në lirinë e shprehjes dhe pjesëmarrjen e publikut.

Rekomandimi i miratuar rishtazi jep një përkufizim të SLAPP-ve të kuptuar “si veprime ligjore që kërcënojnë, inicohen ose ndiqen si një mjet për të ngacmuar ose frikësuar objektivin e tyre dhe që synojnë të parandalojnë, pengojnë, kufizojnë ose penalizojnë shprehjen e lirë për çështje me interes publik dhe ushtrimin e të drejtave që lidhen me pjesëmarrjen e publikut.”

Udhëzimet e tij synojnë të zbatohen në paditë civile, si dhe në kontekstet e ligjit administrativ dhe penal, duke përfshirë taktikat e frikësimit ligjor. Për më tepër, Rekomandimi mbulon si llojet e brendshme ashtu edhe llojet e tjera të SLAPP-ve, të tilla si ato ndërkufitare, të shumëfishta ose të koordinuara, dhe SLAPP-të që synojnë pjesëmarrjen anonime të publikut.

U rekomandohet qeverive të shteteve anëtaretë forcojnë më tej kornizat ekzistuese legjislative dhe ato të politikave për t'iu kundërvënë SLAPP-ve, veçanërisht në lidhje me masat mbrojtëse strukturore dhe procedurale, mjetet juridike, transparencën, mbështetjen për objektivat dhe viktimat, dhe zhvillimin e programeve të edukimit, trajnimit, ndërgjegjësimit.

Për të ndihmuar autoritetet shqipfolëse, profesionistët ligjorë, shoqërinë civile dhe akademikët, ky rekomandim i rëndësishëm është përkthyer së fundmi në shqip në kuadrin e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe të Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë – Faza III” dhe projekti e tij për “Mbrojtje të Lirisë së Shprehjes dhe të Medias (PRO-FREX)”, zbatuar nga Divizioni i Këshillit të Evropës për Bashkëpunim për Lirinë e Shprehjes.

 Shkarko në shqip: Rekomandimi CM/Rec(2024)2 kundër përdorimit të padive strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPPs).

26 gusht 2024
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page