Back Projekti i trajnimit të gjykatave për të forcuar sigurinë dhe mbrojtjen e tyre

Projekti i trajnimit të gjykatave për të forcuar sigurinë dhe mbrojtjen e tyre

Më 20-21 mars 2018, dy ekspertë ndërkombëtarë të Komisionit Europian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ), lançuan një projekt mbi trajnimin e gjykatave për të përmirësuar masat e sigurisë dhe mbrojtjes nën orientimin e Udhëzimeve të CEPEJ mbi Organizimin dhe Aksesin e Ambienteve të Gjykatave. Ekspertët vizituan gjykatat e shkallëve të para në Tiranë, Fier dhe Berat, si dhe zhvilluan një tryezë të rrumbullakët me përfaqësues të 12 gjykatave të tjera në Shqipëri dhe Drejtueses së Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor. Ata mblodhën informacione mbi organizimin praktik të sigurisë në gjykata nën dritën e kuadrit ekzistues ligjor kombëtar. Përfituesit gjithashtu patën mundësinë të ndajnë pikëpamjet e tyre mbi sfidat e përditshme dhe përmirësimet e mundshme. Ekspertët e CEPEJ do të përgatisin draftin e parë të një raporti që do të përfshijë rekomandimet paraprake. Ky raport do të prezantohet dhe do të diskutohet me përfituesit përkatës të projektit në Maj 2018 në Shqipëri.

Ky aktivitet u zhvillua nën projektin "Forcimi i efikasitetit dhe cilësisë së sistemit të drejtësisë në Shqipëri - SEJ II", i cili po zbatohet në kuadër të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës të titulluar "Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë", i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës dhe i zbatuar nga Këshilli i Evropës.

 

 

 

Shqipëri 23 mars 2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page