Back Dita kundër Dënimit me Vdekje: Deklaratë e përbashkët e BE-së/Këshillit të Evropës

Deklaratë e përbashkët e Përfaqësueses së Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, në emër të Bashkimit Evropian, dhe Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Evropës me rastin e Ditës evropiane dhe botërore kundër Dënimit me Vdekje, 10 Tetor 2019
Marija Pejčinović Burić dhe Federica Mogherini ©Bashkimi Evropian

Marija Pejčinović Burić dhe Federica Mogherini ©Bashkimi Evropian

Bashkimi Evropian (BE) dhe Këshilli i Evropës kundërshtojnë me vendosmëri dënimin me vdekje në çdo kohë dhe në të gjitha rrethanat. Dënimi me vdekje është një dënim mizor, çnjerëzor dhe poshtërues në kundërshtim me të drejtën e jetës. Dënimi me vdekje do të thotë hakmarrje, jo drejtësi dhe heqja e tij kontribuon në forcimin e dinjitetit njerëzor.

142 vende, që përfaqësojnë 74% të vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara, tashmë e kanë ndaluar përdorimin e dënimit me vdekje, janë duke e hequr atë nga kodi i tyre penal, ose nuk kanë ndërmarrë ekzekutime të tilla për një kohë të gjatë. Trendi i heqjes dorë po vazhdon, me numrit të dënimeve me vdekje dhe ekzekutimeve gjithashtu në rënie. Në viitin 2018, u kryen ekzekutimet në 20 vende, duke përfaqësuar një nivel të ulët historik prej 10% të vendeve të botës.

Vendet anëtare të Këshillit të Evropës që nuk janë aderuar ende në Protokollet Nr. 6 dhe 13 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut janë ftuar ta bëjnë këtë gjë pa vonesë. Këshilli i Evropës dhe BE-ja kërkojnë edhe një herë nga Bjellorusia që të heqë dënimin me vdekje dhe të bashkohet me bashkësinë e kombeve që kanë zgjedhur të zëvendësojnë hakmarrjen me dinjitetin njerëzor. Ata ftojnë gjithashtu ato vende vëzhguese në Këshillin e Evropës të cilët ende nuk e kanë hequr dënimin me vdekje për t'u angazhuar në dialog mbi pengesat që bllokojnë rrugën e tyre drejt heqjes.

BE-ja dhe Këshilli i Evropës inkurajojnë të gjitha vendet të anëtarësohen në Aleancën globale për Tregti pa Tortura, e cila aktualisht përfshin 62 shtete të angazhuara për të kufizuar tregtinë e mallrave të përdorura për të kryer tortura dhe dënimi me vdekje. Bashkëpunimi global kundër dënimit me vdekje mund të shkaktojë ndryshim. Ai gjithashtu do të ndihmojë në luftimin e krimit të organizuar ndërkombëtar, pasi shtetet që kanë hequr dënimin me vdekje shpesh nuk duan të ekstradojnë të dyshuarit në vendet ku ata mund të përballen me ndëshkim kapital.

Një shumicë gjithnjë e në rritje e njerëzve dhe udhëheqësve ndajnë mendimin se dënimi me vdekje nuk është një pengesë më e mirë ndaj krimin sesa dënimet e tjera, dhe se nuk kontribuon në sigurinë publike. Dënimi me vdekje prek në mënyrë disproporcionale anëtarët e grupeve të cenueshme, të cilët nuk mund të përballojnë avokatë me përvojë në mbrojtje,
dhe të burgosurit me vdekje vazhdojnë të përfaqësojnë grupet më të margjinalizuara të shoqërisë.

Ndikimi i këtij dënimi mizor prek edhe të afërmit e njerëzve që i nënshtrohen dënimit me vdekje, dhe para së gjithash fëmijët e tyre. Tu refuzosh fëmijëve dhe familjeve varrosjen ose kremrimin shkel të drejtat e tyre të njeriut, veçanërisht të drejtën e tyre për të qenë të lirë nga trajtimi mizor, çnjerëzor dhe poshtërues. Fëmijët që kanë humbur prindërit për shkak të ekzekutimeve vuajnë nga pikëllimi dhe trauma e thellë dhe e qëndrueshme. Askush më mirë sesa këto viktima të padukshme ështe në gjendje të kuptojë ndikimin që dënimi me vdekje mund të ketë.

BE-ja dhe Këshilli i Evropës njohin rëndësinë e një debati publik plotësisht të informuar në lidhje me dënimin me vdekje. Sa më shumë që njerëzit të dinë për procesin e ekzekutimit, argumentet për shfuqizimin dhe alternativat e dënimit kapital, aq më shumë ata pajtohen me shfuqizimin.

 

 

 

Strazburg 9 tetor 2019
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page