Back Drejtori i Përgjithshëm i të Drejtave të Njeriut dhe Sundimit të Ligjit Z. Christos Giakoumopoulos në vizitë zyrtare në Shqipëri

© Këshilli i Evropës

© Këshilli i Evropës

Drejtori i Përgjithshëm i të Drejtave të Njeriut dhe Sundimit të Ligjit (DGI) Z. Christos Giakoumopoulos po viziton Tiranën, më 29-30 tetor, në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare mbi Transparencën e Pronësisë së Përfituesit, të organizuar nga Divizioni i Krimit Ekonomik dhe Bashkëpunimit (ECCD), dhe për takime me zyrtarët shqiptarë dhe partnerët ndërkombëtarë në Shqipëri.

Drejtori i Përgjithshëm u takua me Kryeministrin e Shqipërisë, Nënkryetaren e Parlamentit Shqiptar, Ministren e Drejtësisë, njëkohësisht dhe Koordinatore Kombëtare për Anti-Korrupsionin, Inspektorin e Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë për Deklarimin e Pasurive dhe Konfliktin e Interesave, Kryetarin e Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Drejtorin e Përgjithshëm për Parandalimin e Pastrimit të Parave, dhe Drejtorin e Shkollës së Magjistraturës. Drejtori Giakoumopoulos diskutoi për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Këshillit të Evropës dhe Shqipërisë në mbështetjen e zbatimit të prioriteteve në axhendën e tyre të reformave si lufta kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave, reforma në drejtësi, ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, përmirësimi i efikasitetit të drejtësisë dhe reforma e burgjeve.

Gjatë këtyre takimeve dypalëshe, Drejtori i Përgjithshëm konfirmoi angazhimin e Këshillit të Evropës për të ndihmuar autoritetet shqiptare për të përmbushur detyrimet e tyre ndërkombëtare dhe i inkurajoi ata që të ruanin vrullin dhe të vazhdonin me thellimin e axhendës së reformave. Të gjithë aktorët shqiptarë pranuan bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Këshillin e Evropës dhe njohën rolin e tij në mbështetjen dhe përmirësimin e reformave në vazhdim në një numër sektorësh (drejtësi, krimi ekonomik dhe burgjet) në Shqipëri.

 

 

tiranë 30 tetor 2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page