Back Edukimi në kohë emergjencash dhe krize: Nis zyrtarisht pilotimi i EDURES në Shqipëri

Edukimi në kohë emergjencash dhe krize: Nis zyrtarisht pilotimi i EDURES në Shqipëri

Më 3 korrik, u laçua zyrtarisht në Tiranë pilotimi i paketës së instrumenteve të Këshillit të Evropës për Edukimin në kohë emergjence dhe krizash, krijuar për të mbështetur zbatimin e rezolutës të miratuar nga Konferenca e Përhershme e Këshillit të Evropës e Ministrave Evropianë përgjegjës për Arsimin në vitin 2023.

Pilotimi është një nismë e Departamentit të Arsimit të Këshillit të Evropës dhe do të zbatohet në bashkëpunim me shkollat e përfshira në projektin e Këshillit të Evropës Forcimi i Edukimit për Qytetari Demokratike në Shqipëri* në përpjekje për të nxjerrë në pah praktikat më të mira që ekzistojnë në Shqipëri.

Në aktivitetin lançues morën pjesë zyrtarë të lartë të sekorit të edukimit, Avokatja e Popullit, si edhe përfaqësues të lartë nga bashkitë Durrës, Tiranë dhe Kavajë, Kryqi i Kuq Shqiptar, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë dhe aktorë ndërkombëtarë, përfshirë përfaqësues nga Delegacionit i Bashkimit Evropian, PNUD, dhe UNICEF në Shqipëri.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në zbatimin e EDURES u mirëprit nga Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Giulia Re, e cila u shpreh se Strategjia e Arsimit e Këshillit të Evropës "Nxënësit të parët” ofron një kornizë të vlefshme për ndërtimin e qëndrueshmërisë në situata të tilla dhe se fokusi i strategjisë në nevojat individuale siguron që nxënësit të marrin mbështetjen që u nevojitet për të kapërcyer sfidat me të cilat përballen. Zëvendësministrja e Arsimit Nina Guga rikonfirmoi angazhimin për forcimin e qytetarisë dhe kompetencave demokratike, duke përfshirë ndërtimin e një sistemi arsimor më rezilient. Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca u shpreh se arsimi është më shumë se një e drejtë themelore e njeriut, është një mjet i fuqishëm për zhvillimin individual dhe mirëqenien shoqërore. Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako konfirmoi interesin e tyre për të qenë qyteti i parë pilot.

 

*Projekti "Forcimi i Edukimit për Qytetari Demokratike në Shqipëri”, zbatohet nga Këshilli i Evropës dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida).

Tiranë, Shqipëri 4 korrik 2024
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page