Back Fuqizimi i sistemit të drejtësisë për të trajtuar format e rënda të diskriminimit: Nis kursi HELP për krimin e urrejtjes për profesionistët ligjorë shqiptarë

Fuqizimi i sistemit të drejtësisë për të trajtuar format e rënda të diskriminimit: Nis kursi HELP për krimin e urrejtjes për profesionistët ligjorë shqiptarë

Kursi HELP (Edukim ligjor për të Drejtat e Njeriut për Profesionistët e së drejtës) për Krimet e Urrejtjes, i krijuar posaçërisht për gjyqtarët, prokurorët dhe punonjësit e policisë në Shqipëri, u prezantua sot në Tiranë. Ky aktivitet, i mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, përbën një hap të rëndësishëm drejt rritjes së kapaciteteve të tyre në trajtimin dhe luftimin efektiv të krimeve të urrejtjes.

Megjithëse Shqipëria ka bërë përparim në adresimin e krimeve të urrejtjes përmes kornizave ligjore dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, akoma ka sfida të rëndësishme për të tejkaluar. Në këtë kontekst, krimet e urrejtjes vazhdojnë të  mbeten të nënraportuara, që shpesh rrjedh nga mungesa e besimit në zbatimin e ligjit dhe sistemin gjyqësor. Ndërgjegjësimi i publikut për mekanizmat e raportimit është gjithashtu thelbësor.

Një fakt tjetër i rëndësishëm është se statistikat zyrtare për krimet e urrejtjes janë të kufizuara, gjë që pengon një kuptim gjithëpërfshirës të situatës reale në Shqipëri. Trajnimi i zgjeruar për profesionistët ligjorë, rritja e ndërgjegjësimit publik dhe sistemet më të mira të mbështetjes për viktimat, mbeten të domosdoshme.

Nevoja për trajnime vazhdueshme për gjyqtarët, prokurorët dhe punonjësit e policisë është thelbësore për të siguruar që ata të kenë aftësitë e nevojshme për të identifikuar, hetuar dhe ndjekur penalisht krimet e urrejtjes në mënyrë efektive. Iniciativa të tilla si kursi HELP luajnë një rol jetik në adresimin e boshllëqeve të njohurive dhe në rritjen e aftësisë së sistemit ligjor për të trajtuar krimet e urrejtjes. Do të ndërmerren përpjekje shtesë për të luftuar kolektivisht gjuhën e urrejtjes, krimet e urrejtjes dhe diskriminimin në Shqipëri.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të prokektit Fuqizimi i mbrojtjes nga diskriminimi në Shqipëri, pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë dhe në bashkëpunim me projektin HELP në Ballkanin Perëndimor ‘Fondi i Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut’.

Tiranë, Shqipëri 28 qershor 2028
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page