Back Organet e barazisë, autoritetet publike dhe organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri bashkojnë forcat në luftën kundër diskriminimit dhe urrejtjes

Organet e barazisë, autoritetet publike dhe organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri bashkojnë forcat në luftën kundër diskriminimit dhe urrejtjes

Partnerët dhe përfituesit e projektit Fuqizimi i mbrojtjes nga diskriminimi në Shqipëri vlerësuan kontributin e kësaj nisme bashkëpunimi të Bashkimit Evropian dhe të Këshillit të Evropës, që synon të çojë përpara efektet e reformave në fushën e antidiskriminimit dhe luftimit të gjuhës së urrejtjes në Shqipëri. Gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues, përfaqësues nga organet e barazisë, autoritetet publike dhe organizatat e shoqërisë civile patën mundësi të njihen me progresin e arritur dhe diskutuan hapat kyç që duhet të ndërmerren së bashku, në përpjekjet për të përmirësuar mbrojtjen e pakicave dhe grupeve të tjera vulnerabël në Shqipëri, nga diskriminimi dhe gjuha e urrejtjes/ krimet e urrejtjes, në përputhje me standardet evropiane.     

Mbështetja efektive e ofruar nga projekti, në veçanti nëpërmjet nismave ndërgjegjësuese që fokusohen në luftën kundër diskriminimit dhe promovimin e diversitetit, si mbështetja për javën IDAHOT në Shqipëri të organizuar në bashkëpunim të ngushtë me organet e barazisë dhe organizatat e shoqërisë civile, u theksua nga pjesëmarrësit.

Gjithashtu, gjatë takimit u theksua si shumë efikase asistenca e ofruar për Komitetin për Pakicat Kombëtare në shkëmbimin e praktikave më të mira evropiane në fushën e mbrojtjes së minoriteteve. Përfaqësues nga Policia e Shtetit Shqiptar dhe Shkolla e Magjistraturës nënvizuan përfitimet e kursit HELP për Krimet e Urrejtjes që u organizua me mbështetjen e projekti për 20 përfaqësues, të cilët janë në vijën e parë të mbrojtjes nga krimet e urrejtjes në Shqipëri.

Gjatë takimit, pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime interesante mbi mënyrat konkrete se si të forcohet efektiviteti i nismave kundër diskriminimit nëpërmjet bashkëpunimit ndërinstitucional dhe nismave tematike për rritjen e ndërgjegjësimit që do të nisin në kuadër të projektit. Në këtë kontekst, takimi shërbeu si një platformë për shkëmbimin e sfidave dhe praktikave më të mira ndërmjet institucioneve publike, organeve të barazisë dhe OSHC-ve me qëllim identifikimin dhe koordinimin ndërmjet aktorëve kryesorë në terren, nismave të përbashkëta dhe individuale bazuar në prioritetet në fushën e kundër diskriminimit.

 

-------------------------------------------------- --------------

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës Fuqizimi i mbrojtjes nga diskriminimi në Shqipëri, pjesë e programit Instrumenti Horizontal.

 

Tiranë, Shqipëri 23 Shtator 2024
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page