Dita Ndërkombëtare Rome është festuar në Bashkinë e Korçës. Promovimi i historisë, gjuhës dhe traditave rome shërbejnë si instrumente në luftën kundër antigjipsizmit dhe diskriminimit. Disa aktivitete synuan shkëmbimin ndërkulturor midis qytetarëve vendorë romë dhe jo-romë. Një panair ndërkulturor i artizanatit u hap në Bashkinë e Korçës gjatë datave 7-8 prill duke e shndërruar qendrën e qytetit në një pikë takimi gjithëpërfshirëse. Ceremonia e hedhjes së luleve u zhvillua më 8 prill dhe festimet u mbyllën me një koncert muzikor.
Aktivitetet u organizuan nga Bashkia e Korçës në partneritet me organizatën Gratë në Zhvillim, mbështetur nga Programi i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës ROMACTED II.
Videoja e mëposhtme ofron pamje të gjalla nga ngjarjet: https://fb.watch/jTw5Wa0-_l/