Një takim i Fokus Grupit mbi Kuadrin e ri të Kompetencave Bazë për administratën vendore u organizua me mbështetjen e Këshillit të Evropës.
Nën drejtimin e ekspertëve të Këshillit të Evropës, përfaqësues kyç nga Departamenti i Administratës Publike, Shkolla Shqiptare e Administratës Publike dhe Njësitë e Burimeve Njerëzore në nivel vendor ndanë pikëpamjet e tyre mbi formën përfundimtare të Kuadrit të Kompetencave Bazë.
Miratimi i një Kuadri Kompetencash Bazë ka për qëllim standardizimin dhe përmirësimin e praktikave të Burimeve Njerëzore në të gjitha njësitë e qeverisjes vendore. Përmes krijimit të standardeve të qarta dhe të qëndrueshme për aftësitë, njohuritë dhe sjelljet e kërkuara për role të ndryshme në administratën publike, ky kuadër do të përmirësojë ciklin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, nga rekrutimi, trajnimi dhe zhvillimi e deri te menaxhimi i performancës etj.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit Mbështetja e Reformës në Administratën Publike në Nivel Vendor në Shqipëri, i zbatuar nga Qendra e Ekspertizës për Qeverisjen në Shumë Nivele pranë Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, me mbështetjen financiare të Republikës Federale të Gjermanisë.