Back Dita e të Drejtave të Njeriut: Drejtuesit e Këshillit të Evropës nxjerrin në pah 70 vjet të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Dita e të Drejtave të Njeriut: Drejtuesit e Këshillit të Evropës nxjerrin në pah 70 vjet të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Për të shënuar Ditën e të Drejtave të Njeriut (10 dhjetor), Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejčinović Burić, dhe Presidentja e Asamblesë Parlamentare të Organizatës, Liliane Maury Pasquier, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët, në pritje të 70-të vjetorit të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në vitin 2020:

"Duke ndjekur gjurmët e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut u prezantua për nënshkrim më 4 nëntor 1950.

Gjatë 70 viteve të fundit, Konventa është përhapur në të gjithë kontinentin, duke mbrojtur kështu të drejtat dhe liritë themelore të njeriut të më shumë se 830 milion njerëzve në 47 vende.

Falë Konventës, të mbikëqyrur nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strazburg, Evropa ka sistemin më të fortë të mbrojtjes ndërkombëtare të të drejtave të njeriut në botë. Kjo është diçka për të cilën mund të krenohemi të gjithë.

Më shumë se 20,000 vendime të Gjykatës, të zbatuara nga vendet anëtare të Këshillit të Evropës, kanë ndryshuar jetën e njerëzve të zakonshëm për më mirë në mënyra të ndryshme, në të gjithë kontinentin.

Konventa, gjithashtu, ka sjellë shumë ndryshime pozitive kur është zbatuar nga autoritetet kombëtare në vend, si dhe duke ndihmuarnë ngritjen e standardeve të të drejtave të njeriut në të gjithë botën.

Sidoqoftë, ne kurrë nuk duhet t'i marrim si të përmbushura këto arritje ose ato mund të zhduken. Lufta për të drejtat tona është në vazhdim e sipër dhe ka ende shumë punë për të bërë.

Në vitin 2019, përfundoi proces reformues 10-vjeçar. Trajtimi nga Gjykata i çështjeve në pritje u përgjysmua dhe janë bërë përmirësime të konsiderueshme në ekzekutimin e vendimeve.

Sidoqoftë, rreth 60,000 aplikime ende presin të vlerësohen dhe më shumë se 5,000 gjykime duhet të zbatohen plotësisht.

Këto shifra mbeten shumë të larta dhe kërkojnë përpjekje të koordinuara midis Këshillit të Evropës, Gjykatës dhe vendeve anëtare, për të siguruar që drejtësia të bëhet dhe që problemet sistemike të trajtohenpër të shmangur shkeljet e përsëritura.

Ne gjithashtu duhet të punojmë për t'u siguruar që Konventa të mbrojë në mënyrë efektive njerëzit në çdo cep të kontinentit, përfshirë në zonat me konflikte të pazgjidhura, dhe në të gjitha rrethanat.

Hyrja e Bashkimit Evropian në Konventë, e rishikuar në vitin 2019, do të jetë një hap shumë i mirëpritur në këtë drejtim, duke hapur një kapitull të ri në historinë e gjatë dhe të dalluar të Konventës."

  • Burime interaktive: Ndikimi i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut
  • Faqja e internetit: Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut - Mbrojtja e të drejtave tona për brezat
  • Infografikë: Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut - Hyrja në fuqi në të gjithë Evropën

 

 

 

Strazburg 9 dhjetor 2019
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page