Back Dita e të Drejtave të Njeriut – uebinare mbi zbutjen e pabarazive, avancimin e të drejtave të njeriut për romët dhe egjiptianët në nivelin vendor në Shqipëri

Dita e të Drejtave të Njeriut – uebinare mbi zbutjen e pabarazive, avancimin e të drejtave të njeriut për romët dhe egjiptianët në nivelin vendor në Shqipëri

Bashkitë shqiptare të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës ROMACTED II “Promovimi i qeverisjes së mirë dhe fuqizimit rom në nivelin vendor” bashkuan përpjekjet sot më 10 dhjetor, Dita e të Drejtave të Njeriut, me Shkollën Shqiptare të Administratës Publike dhe Agjencinë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore në organizimin e dy ëebinareve “Zbutja e pabarazive, avancimi i të drejtave të njeriut për pakicat rome dhe egjiptiane në nivelin vendor në Shqipëri”

Uebinaret synuan të theksojnë kuadrin e monitorimit dhe vlerësimit të dokumenteve strategjike të aprovuara në nivelin vendor për pakicat rome dhe egjiptiane si instrumente të pjesëmarrjes, përgjigjshmërisë, transparencës dhe llogaridhënies në nivelin vendor. Gjatë kalimit midis ROMACTED Fazës I dhe Fazës II, tetë bashkitë shqiptare të Elbasanit, Pogradecit, Korçës, Përmetit, Gjirokastrës, Vlorës, Fierit dhe Roskovecit do të kryejnë proceset e monitorimit të zbatueshmërisë së Planeve Vendore për Integrimin e Pakicave Rome dhe Egjiptiane 2019-2022. Arritjet dhe sfidat e planeve vendore të veprimit të mëparshme do të vlerësohen në bashkitë Gjirokastër dhe Lushnje, ndërkohë që nisin procesin ROMACTED II process. Koordinatorët e rinj dhe lehtësuesit dakordësuan në përfundimin e raporteve të monitorimit brenda marsit 2022 si hapi i radhës.

Faza II e Programit ROMACTED të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës në Shqipëri zbatohet prej Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë dhe Institutit të Kulturës Rome si organizatë mbështetëse nën koordinimin e përgjithshëm të Ekipit të Romëve dhe Udhëtarëve dhe Zyrës së Drejtorisë së Përgjithshme të Programeve të Këshillit të Evropës.The European Union/Council of Europe ROMACTED Programme Phase 2 in Albania is implemented by the Council of Europe Office in Tirana and the Institute of Romani Culture as support organisation under the overall management of the Council of Europe’s Roma and Travellers Team and the Office of the Directorate General of Programmes.

 

 

 

10 dhjetor 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page