Back Takim informues dhe edukues me të rinjtë e gjimnazit Sami Frashëri në Tiranë

Takim informues dhe edukues me të rinjtë e gjimnazit Sami Frashëri në Tiranë

Këshilli i Evropës, në bashkëpunim me Avokatin e Popullit, organizoi një diskutim të hapur dhe frymëzues me nxënës të gjimnazit Sami Frashëri në Tiranë mbi të drejtat e njeriut dhe demokracinë.

Nxënësit patën një udhëtim në histori, jo përmes teksteve shkollore, por përmës dokumentarit “Sytë e Shpirtit”, realizuar nga Kujto.al, që trajton ngjarje historike të së kaluarës jo shumë të largët të Shqipërisë.

Edukativ dhe informues, dokumentari nxiti diskutime mjaft interesante nga të rinjë mbi rëndësinë e njohjes dhe zbatimit të të drejtave të njeriut si garanci për një shoqëri demokratike.

Pjesëmarrja dhe kontributi i Avokates së Populit, Erinda Ballanca, i dha një vlerë të shtuar diskutimeve vijuese mbi angazhimin e të rinjve në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe demokracisë.

Aktiviteti i shtohet nismave të ngjashme tematike të organizuar në kuadër të projektit të Këshillit të Evropës Forcimi i Edukimit për Qytetari Demokratike në Shqipëri financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida), që ndër të tjera fuqizon nxënësit të bëhen pjesëmarrës të informuar në një shoqëri demokratike.

Tiranë, Shqipëri 11 qershor 2024
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page