Back Dita Ndërkombëtare Rome në bashkitë Vlorë, Roskovec dhe Fier

Dita Ndërkombëtare Rome në bashkitë Vlorë, Roskovec dhe Fier

Programi i përbashkët i Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës “Promovimi i Qeverisjes së mirë dhe Fuqizimit Rom në Nivelin Vendor” organizoi aktivitete vendore hapëse në bashkitë Vlorë, Roskovec dhe Fier më 04 dhe 05 prill 2018.

Këto aktivitete synuan festimin dhe promovimin e kulturës rome dhe aftësive artistike të të rinjve rom duke i paraprirë 8 Prillit, Ditës Ndërkombëtare Rome, si edhe rritjen e ndërgjegjësimit mbi çështje dhe probleme që romët hasin në kontekstin shqiptar.

Ekipi artistik i organizatës mbështetëse, Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA), përformoi dramën “Pjata prej Druri” me autor Edmund Morris nën drejtimin e Marjus Veizit. Kjo dramë adreson dinamikat sociale dhe hendekun e gjeneratave në një shoqëri post-moderne. Ekipi, i përbërë dhe i drejtuar prej romëve, shfaqi talentin duke orientuar vëmendjen kundrejt trajtimit të barabartë dhe jo diskriminimit të romëve përmes kulturës dhe artit.

Aktivitetet u përshëndetën nga Claus Neukirch, Kreu i Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, Dritan Leli, Kryetar i Bashkisë së Vlorës, Majlinda Bufi, Kryetare e Bashkisë Roskovec, Gentjana Cakrani, Nën-Kryetare e Bashkisë Fier, si edhe Alessandro Angius, Menaxher i të Drejtave të Njeriut pranë Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Merita Xhafaj, Drejtore e Përgjithshme në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Bekim Murati, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore. Të ftuarit e vunë theksin në rëndësinë e fuqizimit të komuniteteve rome për të nxitur përfshirjen sociale të romëve në secilën prej bashkive partnere të programit në Shqipëri.

 

Shqipëri 06 prill 2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page