Back Prezantohet programi ROMACTED II në nivel vendor në Shqipëri

Prezantohet programi ROMACTED II në nivel vendor në Shqipëri

Integrimi rom dhe respektimi për të drejtat e njeriut dhe jo diskriminimin është nën detyrimet e Shqipërisë si një prej 47 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, parashikuar nën Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Konventën Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare dhe Kartën Sociale Evropiane, si edhe nën rrugëtimin për anëtarësi në Bashkimin Evropian dhe angazhimeve nën Deklaratën e Partnerëve të Ballkanit Perëndimor për Integrimin Rom në kuadër të Procesit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe Planit Kombëtar për Barazi, Përfshirje dhe Pjesëmarrje të Romëve dhe Egjiptianëve 2021-2025.

Nën këtë kuadër, takimet e para të Programit ROMACTED, program i përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, u mbajtën me kryetarët e bashkive dhe zyrtarët bashkiakë në bashkitë e synuara të Elbasanit, Përmetit, Fierit, Korçës, Pogradecit, Roskovecit, Vlorës, Lushnjes, Cërrikut dhe Gjirokastrës përgjatë 14-24 qershor. Këto takime synuan mbi diskutimin se si angazhimet në nivelin evropian dhe kombëtar janë përkthyer në nivel vendor gjatë zbatimit të Fazës I të programit ROMACTED, si edhe në ngritjen dhe rikonfirmimin e angazhimit politik të kryetarëve të bashkive dhe administratës vendore për një kuptueshmëri më të mirë të përfshirjes rome në nivelin vendor dhe dakordësimit mbi termat e partneritetit përgjatë Fazes II ROMACTED (2021-2024).

Jutta Gützkow, Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, nënvizoi gjatë vizitave se - “Shqipëria përfaqëson një shembull pozitiv duke qenë vendi i parë anëtar i Këshillit të Evropës që aprovon Udhëzuesin për Bashkitë mbi Buxhetimin e Përgjigjshëm Rom dhe Egjiptian në Nivelin Vendor në legjislacionin dytësor përgjatë 2020. Gjithsesi, Udhëzuesi nevojitet të përkthehet në praktikë në përfitim të komuniteteve vendore dhe dua të nënvizoj që projektet dhe prioritetet për integrimin rom të konsiderohen në planifikimin buxhetor afatmesëm dhe vjetor”.

Takimet shërbyen për të diskutuar aktivitetet në vijim, si Mbledhja e Parë e Grupit Këshillimor dhe firmosja e memorandumeve të mirëkuptimit midis Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe autoriteteve partnere vendore, si edhe mbi monitorimin dhe vlerësimin e Planeve Vendore për Integrimin e Pakicave Rome dhe Egjiptiane 2019-2022 dhe zbatimin e manualit të kontekstualizuar ROMACTED në bashkitë e reja të Lushnjes, Cërrikut dhe Gjirokastrës, që i bashkohen klubit të bashkive partnere në Shqipëri. Plani Operacional i Qendrës Komunitare Korçë u nda si një shembull i mirë për të mësuarit midis partnerëve dhe shkëmbimit dhe si një model për planifikimin dhe organizimin e çdo qendre komunitare vendore.

***

Faza II e programit ROMACTED të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, do të vijojë prej 2021-2024, si një vijimësi natyrore e Fazës I të ROMACTED. Do të shërbejë për të konsoliduar dhe zgjeruar përpjekjet për të përmirësuar integrimin e popullsisë rome në komunitetet vendore përmes rritjes së pjesëmarrjes në vendimmarrjen vendore dhe zbatimit të veprimeve vendore. ROMACTED II do të vijojë të mbështesë autoritetet vendore në përfshirjen e dimensioneve/masave specifike rome në politikat e përgjithshme vendore, planet vendore lidhur me këto politika, buxhetet dhe ofrimin e shërbimeve publike, duke forcuar në këtë mënyrë pjesëmarrjen demokratike dhe fuqizimin e komuniteteve vendore rome.

 

 

 

Shqipëri 25 qershor 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page