Back Institucionet kryesore dhe organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri bëhen së bashku për përparimin në luftën kundër diskriminimit

Robert Gajda, Komisioneri shqiptar për Mbrojtjen nga Diskriminimi

Robert Gajda, Komisioneri shqiptar për Mbrojtjen nga Diskriminimi

Mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut qëndron në themelet e qëllimit të Këshillit të Evropës. Këshilli i Evropës, së bashku me Bashkimin Evropian, janë angazhuar në mbështetjen e Shqipërisë në luftën kundër diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes, si dhe në mbrojtjen e të drejtave të LGBTI dhe të drejtave të pakicave kombëtare. Në këtë kontekst u organizua në Tiranë takimi i parë i Komitetit Drejtues të Projektit "Promovimi i diversitetit dhe barazisë në Shqipëri", programi Horizontal i përbashkët i Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian në Shqipëri. Ky projekt tre vjeçar synon të mbështesë aktorët kryesorë shqiptarë në fushën e të drejtave themelore, si dhe ndjekjen e rekomandimeve të organeve monitoruese të Këshillit të Evropës nga autoritetet kombëtare - veçanërisht ato të Komisionit Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës dhe ato që lidhen me Konventen Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare.

Takimi përfshiu një diskutim të hapur midis përfaqësuesve të rëndësishëm nga institucionet përfituese dhe organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri, përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Avokatin e Popullit, Komitetin Shtetëror për Minoritetet, Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe organizatat e shoqërisë civile, të cilët ofruan qasje të ndryshme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri. Gjatë takimit, pjesëmarrësit diskutuan aktivitetet kryesore dhe ndërhyrjet e parashikuara gjatë këtij projekti, duke konfirmuar angazhimin dhe bashkëpunimin e tyre në avancimin e mëtejshëm në zbatimie e standardeve evropiane në luftën kundër diskriminimit, mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe luftimin e gjuhës së urrejtjes.

Zëvendës Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës, z. Olsi Dekovi, prezantoi një përmbledhje të Aksionit dhe përshëndeti frymën e bashkëpunimit midis pjesëmarrësve, duke inkurajuar përfshirjen e mëtejshme të përfituesve dhe aktorëve të ndryshëm në këtë projekt.

Faza e dytë e Programit Horizontal filloi në maj të vitit 2019 dhe ka një periudhë zbatimi prej 36 muajsh.

 

 

 

Tiranë 18 tetor 2019
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page