Back Shkëmbimi i njohurive me homologët estonez mbi promovimin e kulturës, traditës dhe gjuhës së pakicave kombëtare

Shkëmbimi i njohurive me homologët estonez mbi promovimin e kulturës, traditës dhe gjuhës së pakicave kombëtare

Më 24-25 prill 2024, Komiteti për Pakicat Kombëtare në Shqipëri pati mundësinë të shkëmbente eksperienca me homologët nga Estonia gjate një një vizitë studimore të organizuar në qytetin Talin me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe të Këshillit të Evropës, dhe në bashkëpunim me Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare .

Vizita ofroi një platformë për delegacionin shqiptar, i përbërë nga përfaqësues nga komunitetet serbe, boshnjake, malazeze, bullgare, rome, egjiptiane, greke, arumune dhe maqedonase, për të marrë njohuri nga kornizat dhe metodologjitë e avancuara të Estonisë.

Gjatë vizitës, Konstantina Beziani, Kryetare e Komitetit të Pakicave Kombëtare në Shqipëri, theksoi përfitimet reciproke që rrjedhin nga ndërveprime të tilla, të cilat do të kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e mëtejshëm institucional dhe mbrojtjen dhe integrimin më të mirë të pakicave kombëtare.

Nga ana estoneze, Ave Härsing , Drejtuese e Aktiviteteve të Diversitetit Kulturor nga Fondacioni i Integrimit, ndau entuziazmin e saj për angazhimin, duke theksuar rëndësinë e të mësuarit të përbashkët në menaxhimin e diversitetit.

Diskutimet kryesore u fokusuan në hartimin e politikave gjithëpërfshirëse dhe eksplorimin e nismave të mëvonshme që synojnë promovimin e kulturës, traditës dhe gjuhës së pakicave kombëtare.

Vizita studimore u organizua nga zyra e Komisionerit të Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, në bashkëpunim me projektin e përbashkët të Bashkimit Evropian dhe të Këshillit të Evropës Fuqizimi i mbrojtjes nga diskriminimi në Shqipëri, i cili zbatohet në kuadër të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe të Këshillit tëEvropës Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.

 

Talin, Estoni 24-25 prill 2024
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page