Back Miratohen ndryshimet legjislative për forcimin e mbrojtjes nga diskriminimi në Shqipëri

@Shutterstock.com

@Shutterstock.com

Më 15 tetor 2020 Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ndryshimet e Ligjit “Për mbrojtjen nga diskriminimi” pas nismës së marrë nga Komisioneri për Mbrojtje nga Diskriminimi. Me hyrjen në fuqi më 18 nëntor 2020, legjislacioni i fuqizuar parashikon forma të reja diskriminimi dhe pritet të zyrtarizojë praktikën e Komisionerit lidhur me format e diskriminimit, të zgjerojë shkaqet e mbrojtura dhe të krijojë mundësi të reja për ngritjen e çështjeve të diskriminimit të strukturuar nga organizatat e shoqërisë civile dhe nga Zyra e Komisionerit. Ligji shton përgjegjësitë e entiteteve publike dhe private jo vetëm lidhur me mosdiskriminimin, por dhe promovimin e barazisë. Së fundmi, ligji përmirëson fushën dhe efikasitetin e procedurave të ankesave.

Ekspertiza ligjore e ofruar në kontekstin e Projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Promovimi i Diversitetit dhe Barazisë në Shqipëri”, ka kontribuuar në mënyrë të konsiderueshme në harmonizimin e ligjit me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe rekomandimin e Komisionit Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI), si pjesë e një mbështetje bashkëpunimi më të gjerë të KiE për të përmirësuar zbatimin e politikave dhe legjislacionit të antidiskriminimit në nivel qendror dhe vendor në Shqipëri, veçanërisht mbi mbrojtjen e të drejtave të personave LGBTI dhe luftimin e gjuhës/krimeve të urrejtjes.

Projekti “Promovimi i Diversitetit dhe Barazisë në Shqipëri” është pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë II 2019-2022”.

 

 

Tiranë, Shqipëri 18 nëntor 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page