Back Publikohet botimi “Autoritetet rregullatore të mediave dhe pluralizmi i mediave”

Publikohet botimi “Autoritetet rregullatore të mediave dhe pluralizmi i mediave”

Botimi “Autoritetet rregullatore të mediave dhe pluralizmi i mediave” është rezultat i bashkëpunimit midis autoriteteve rregullatore të mediave nga Ballkani Perëndimor. Ai synon të kontribuojë për t’i dhënë një kuptim më të gjerë konceptit të pluralizmit mediatik, rëndësinë e tij institucionale dhe të lidhur me politikat dhe rolin themelor të autoriteteve rregullatore të medias në këtë fushë. Ai analizon çështjen e pluralizmit të medias përmes prizmit të standardeve evropiane, kornizave legjislative dhe institucionale, praktikës ekzistuese dhe masave të propozuara drejt rritjes së diversitetit.

Botimi do të shërbejë si bazë për shumë aktivitete të mëtejshme, jo vetëm për rregullatorët e medias, por edhe për aktorë të tjerë të rëndësishëm, do të kontribuojë në zbatimin e duhur të standardeve evropiane dhe praktikave më të mira, duke çuar në përmirësime në sektorin e medias në rajon.

Ky është botimi i tretë i përgatitur përmes përpjekjeve të përbashkëta të projekteve të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës dhe autoriteteve rregullatore të medias nga ky rajon, dy botimet e mëparshme trajtojnë çështjet e gjuhës së urrejtjes (2017) dhe mbrojtjen e të miturve (2019).

Ky botim është përgatitur në kuadër të veprimit rajonal: “Liria e shprehjes dhe e medias në Evropën Jug-Lindore (JUFREX)” i zbatuar si pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022”.

 

 

 

Tirana 16 Qershor 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page