Back Stafi administrativ i gjykatave shqiptare trajnohet mbi mjetet e CEPEJ-it për menaxhimin e kohës gjyqësore

Stafi administrativ i gjykatave shqiptare trajnohet mbi mjetet e CEPEJ-it për menaxhimin e kohës gjyqësore

Projekti për Forcimin e cilësisë dhe efikasitetit të drejtësisë në Shqipëri në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor, përfundoi një seri trajnimesh mbi mjetet e CEPEJ-it mbi menaxhimin e kohës gjyqësore për 150 anëtarë të stafit mbështetës të gjykatave, përfshirë kancelarët , këshilltarë ligjorë dhe sekretarë gjyqësorë, nga të gjitha gjykatat e shkallës së parë dhe apelit të juridiksionit të përgjithshëm në Shqipëri.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen me mjetet e CEPEJ-it për menaxhimin e kohës gjyqësore dhe adoptimin dhe përdorimin e tyre në punën e tyre të përditshme me qëllim rritjen e mëtejshme të efikasitetit të gjykatave. Vëmendje e veçantë i është kushtuar kuptimit dhe përdorimit të statistikave gjyqësore, brenda roleve të tyre përkatëse, në monitorimin e afateve kohore dhe matjen e performancës me qëllim uljen e kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore dhe sigurimin e gjykimeve në kohë.

Gjithashtu, pjesëmarrësit diskutuan praktikat e mira për përmirësimin e performancës së gjykatave që janë zhvilluar në kuadër të zbatimit të hartës së re gjyqësore dhe do të ndahen më tej me Këshillat e Gjykatave dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Aktiviteti u organizua në kuadër të programit të Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës Instrumenti Horizontal III dhe aksionit të tij për Forcimin e Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Shqipëri (SEJ IV) i cili po mbështet institucionet qeverisëse të drejtësisë dhe gjykatat në zbatimin e reformave që synojnë rritjen e efikasitetit dhe cilësisë së sistemit të drejtësisë, bazuar në mjetet dhe metodologjitë e CEPEJ.

Korçë, Shqipëri 1 dhjetor 2023
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page