Back Të moshuarit kanë nevojë më shumë se kurrë për mbështetje në epokën e pandemisë Covid-19

Deklaratë e Komisioneres për të Drejtat e Njeriut Dunja Mijatović.
Gra të moshuara qëndrojnë në një ballkon në Pamplona, Spanjë, më 15 mars 2020

Gra të moshuara qëndrojnë në një ballkon në Pamplona, Spanjë, më 15 mars 2020

Përhapja e koronavirusit (COVID-19) është veçanërisht e rrezikshme për të moshuarit dhe ka një ndikim negativ në mënyrë disproporcionale në të drejtën e tyre për shëndet dhe të drejta të tjera të njeriut. Vendet evropiane, teksa vendosin masa izolimi për të luftuar virusin, shpesh u kanë kërkuar të moshuarve që të vetë-izolohen më herët se popullata e përgjithshme dhe se izolimi i tyre mund të zgjasë më shumë.

Masat e izolimit janë absolutisht thelbësore: me raporte shqetësuese nga spitalet të cilat, për shkak të mbingarkesës në shërbimin intentiv, po detyrohen të përzgjedhin pacientë mbi bazë përparësie, shtetet duhet të bëjnë gjithçka munden për të ngadalësuar përparimin e virusit teksa të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre dhe të duke mbështetur me solidaritet. Sidoqoftë, distancimi social i nevojshëm për ta arritur këtë padyshim që do të përkeqësojë çështjen tashmë të ndezur të izolimit social të personave të moshuar. Në fakt, të moshuarit janë më të rrezikuarit nga varfëria dhe përjashtimi social, si dhe izolimi social i cili ka një ndikim të drejtpërdrejtë në gjendjen e tyre shëndetësore, përfshirë shëndetin mendor. Prandaj edhe ata kanë nevojë më shumë se kurrë për mbështetje në këtë situatë krize, dhe masat e marra për të përballuar pandeminë duhet të marrin parasysh këtë nevojë të veçantë. Më erdhi mirë kur vura re, për shembull, se të ndihmosh ata që ishin në një situatë të cenueshme u njoh nga autoritetet franceze si një arsye e vlefshme për të dalë nga shtëpia, kur u vendosën masat aktuale të izolimit.

Të gjitha shoqëritë tona duhet të gjejnë mënyra të reja për të promovuar solidaritetin ndër breza dhe kontaktin shoqëror me personat e moshuar, pa i vënë ata në rrezik infeksioni. Jam inkurajuar shumë nga disa nisma dhe aksione lokale nga OJQ-të franceze për të promovuar forma të tilla inovative të angazhimit shoqëror. Për shembull, Këshilli flamand i të moshuarve po punon për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me situatën e të moshuarve duke inkurajuar veprimtari të reja siç janë takimet virtuale ose telefonatat ditore nga vullnetarët. Një iniciativë në Cornwall, në Mbretërinë e Bashkuar, synon të mundësojë kartolina drejtuar fqinjëve të moshuar për të ofruar ndihmë për ata që janë në izolim. Ndërsa shoqëria civile shpesh reagon me shpejtësi dhe bujari në këtë fushë, ka një rol të qartë për qeveritë evropiane që të promovojnë në mënyrë aktive këto lloj iniciativash si dhe përgjegjësi ndërmjet brezave, në përgjithësi.

Fatkeqësisht, pandemia i ka dhënë shtytje komenteve poshtëruese dhe gjuhës së urrejtjes ndaj të moshuarive në mediat sociale, të cilat janë shenja të rritjes së pakënaqësisë ndër breza. U trondita, për shembull, kur pashë hashtag-e mizore dhe çnjerëzore për të moshuarit në Twitter ose nga manifestime të ndjenjave të ngjashme të dokumentuara nga OJQ-ja franceze les Petits Frères des Pauvres (Vëllezërit e vegjël të të varfërve). Në një kohë kur Evropa ka nevojë për solidaritet ndër breza, ndoshta më shumë se kurrë, deklarata të tilla janë të patolerueshme dhe tregojnë për detyrën e shteteve evropiane për të kundërshtuar këtë gjë dhe për të rritur ndërgjegjësimin për rrezikun që paraqet ky qëndrim.

Situata aktuale gjithashtu nxjerr në dritë dështimet e ambjenteve të mëdhaja institucionale për kujdesin afatgjatë ndaj të moshuarve, ku ata kufizohen në dhoma të mbyllura. Edhe pa kërcënimin e një virusi vdekjeprurës, institucione të tilla shpesh krijojnë shkelje të shumta të të drejtave të njeriut, përfshirë abuzimin dhe keqtrajtimin, veçanërisht për shkak të mos përdorimit të një qasjeje të bazuar në të drejtat e njeriut në hartimin dhe ofrimin e kujdesit afatgjatë, dhe si rezultat i mungesës së vazhdueshme të burimeve. Kjo krizë tregon se gjithashtu i vë banorët dhe stafin që orfron kujdes në rrezik të shtuar nga infeksioni siç u tregua kohët e fundit në Shtetin e Uashingtonit, SHBA, dhe i bën masat drastike të izolimit të nevojshme për të mbrojtur banorët, siç janë ato që qeveria franceze u detyruar të ndërmerrte. Kjo situatë sjell në shtëpi urgjencën me të cilën shtetet evropiane duhet të ndjekin reformat e vonuara të kujdesit shoqëror pas krizës aktuale shëndetësore. Një sistem i kujdesit shoqëror që privilegjon mbështetje të individualizuara për të moshuarit, ndërsa promovon përfshirjen e tyre të plotë në komunitet, duhet të jetë në zemër të këtyre reformave.

 

 

Strazburg 20 Mars 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page