Back Ditët e Hapura kundër diskriminimit në Korçë dhe Gjirokastër

Ditët e Hapura kundër diskriminimit në Korçë dhe Gjirokastër

Pas Shkodrës, Kukësit dhe Fierit, fushata e ndërgjegjësimit kundër diskriminimit mbërriti në Korçë dhe Gjirokastër, më 2 dhe 3 maj 2018.

Fushata po organizohet nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi me mbështetjen e projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian/Këshiillit të Evropës "Rritja e Efektivitetit të Sistemit Shqiptar të Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut dhe Anti-diskriminimit" me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të publikut të përgjithshëm mbi dëmet që diskriminimi dhe përjashtimi i grupeve të cënueshme i shkaktojnë shoqërisë dhe në të njëjtën kohë për të informuar mbi punën e Komisionerit.

Më 2 maj në Korçë, përgjatë rrugës kryesore të qytetit, u organizua një kros anti-diskriminimi me pjesëmarrës nga institucionet vendore, së bashku me fëmijë, nxënës, mësues dhe prindër, duke promovuar diversitetin dhe mesazhet e barazisë dhe solidaritetit.

Në Gjirokastër, përfaqësues nga institucionet vendore morën pjesë në një ndeshje simbolike volejbolli. Aktiviteti sportiv u kombinua me transmetimin e spoteve televizive dhe reflektimeve të publikut.

Gjatë aktiviteteve u dhanë mesazhe ndërgjegjësuese nga përfaqësuesit e bashkive të Korçës dhe Gjirokastrës, Këshillit të Evropës, zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Drejtorive Arsimore Rajonale.

 

 

shqipëri 04 maj 2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page