Back APKE do vëzhgojë zgjedhjet parlamentare në Shqipëri

APKE do vëzhgojë zgjedhjet parlamentare në Shqipëri

Një delegacion prej 18 anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), i udhëhequr nga Aleksander Pociej (Poloni, EPP / CD), do të vëzhgojë zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, së bashku me vëzhguesit nga Asambleja Parlamentare e OSBE dhe Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR).

Delegacioni do të mbajë takime në distancë, në veçanti me Ministrin e Punëve të Brendshme, drejtuesit dhe përfaqësuesit e partive politike dhe koalicioneve, Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe medias, përpara se të udhëtojë në Shqipëri për vëzhgimin e votimit më 25 prill.

Një anëtar i Komisionit të Venecias - grupi i ekspertëve të pavarur ligjorë të Këshillit të Evropës - do të sigurojë mbështetje ligjore gjatë vizitës.

 

* * *

 

Një konferencë e përbashkët për shtyp është planifikuar në Tiranë të hënën më 26 prill (vendi dhe koha për t'u konfirmuar).

 

 

 

Strazburg 26 Prill 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page