Back Starton Java e Administratës Publike në Shqipëri

Starton Java e Administratës Publike në Shqipëri

Me mbështetjen e Këshillit të Evropës nisi Java e Administratës Publike në Shqipëri. Kjo nisëm e vlefshme e Ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin synon të sjellë më afër institucionet publike me qytetarët të cilëve u shërbejnë, duke ndërgjegjësuar publikun për përpjekjet e institucioneve publike, mundësitë dhe shërbimet që ato ofrojnë.

Giulia Re, kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, në fjalimin e hapjes, theksoi rolin e domosdoshëm të administratës publike në qeverisjen dhe funksionimin efektiv të një vendi.

Gjatë gjithë javës, nëpërmjet një sërë aktivitetesh dhe eventesh, qytetarët do të kenë mundësinë për të mësuar më shumë rreth administratës publike. Ata do të mund të angazhohen drejtpërdrejtë me nëpunës nga ministri të ndryshme, të bëjnë pyetje dhe të marrin informacione të detajuara për institucionet publike. Ky angazhim synon të nxisë transparencën dhe besimin, duke ndihmuar qytetarët të kuptojnë më mirë rolet dhe përgjegjësitë e nëpunësve publikë.

Ky aktivitet u mbështet në kuadër të projektit Mbështetja e Reformës së Administratës Publike në nivel vendor në Shqipëri, financuar nga Republika Federale e Gjermanisë.

Tirana, Albania 27 Maj 2024
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page