Back Rritja e kapaciteteve të institucioneve lokale trajnuese për lirinë e shprehjes dhe sigurinë e gazetarëve

Rritja e kapaciteteve të institucioneve lokale trajnuese për lirinë e shprehjes dhe sigurinë e gazetarëve

Pesëmbëdhjetë instruktorë të zbatimit të ligjit dhe dhjetë prokurorë iu nënshtruan një trajnimi intensiv dy-ditor të trajnerëve mbi tema të standardeve evropiane për lirinë e shprehjes, gjuhën e urrejtjes dhe sigurinë dhe mbrojtjen e gazetarëve të shoqëruar nga analiza e praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ).

Një gazetar investigativ dhe reporter i gjykatës solli njohuri praktike mbi vështirësitë e gazetarëve në aksesin e informacionit nga zyrat e prokurorisë dhe zbatimit të ligjit. Po ashtu u prezantuan rreziqet me të cilat përballen gazetarët gjatë raportimit në Shqipëri duke nxitur diskutime mbi përgjegjësitë e institucioneve për të siguruar një mjedis të lirisë së shprehjes dhe medias.

Pjesëmarrësit punuan në grupe për të analizuar dhe prezantuar gjetjet nga raste studimore te anonimizuara të GJEDNJ. Trajnimi do të pasohet nga trajnime të mëtejshme të thelluara për tema të ndryshme që lidhen me punën e pjesëmarrësve.

Ky aktivitet u organizua nga projekti  “Mbrojtja e Lirisë së Shprehjes dhe e Medias në Shqipëri” që është pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Europian dhe të Këshillit të Europës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2023-2026”.

Pogradec, Shqipëri 15 dhjetor 2023
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page