Back BE dhe Këshilli i Evropës vazhdojnë të mbështesin reformat në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi

BE dhe Këshilli i Evropës vazhdojnë të mbështesin reformat  në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi

BE-ja dhe Këshilli i Evropës vazhdojnë të mbështesin reformat në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi në fushat e të drejtave të njeriut, demokracisë, dhe shtetit të së drejtës. Vazhdimësia e programit të përbashkët "Istrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqin"’ u prezantua gjatë konferencës rajonale që u organizua në Shkup, Maqedonia e Veriut, sot më 9 tetor 2019.

Nikola Dimitrov, Ministër i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, mirëpriti vazhdimësinë e këtij programi që tregoi rezultate konkrete gjatë fazës së parë të zbatimit. Maqedonia e Veriut është një shembull i qartë në rajon – ne kemi demonstruar vullnet të fuqishëm politik për të ndërmarrë reformat e nevojshme në të katër fushat që mbulohen nga ky program dhe sjellë këtu mënyrën europiane të të jetuarit. Zbatimi i Programit të Instrumentit Horizontal është një mbështetje e madhe në këtë drejtim. Shteti ligjor; lufta kundër korrupsionit; anti-diskriminimi dhe liria e shprehjes dhe liria e medias janë fusha kyce që duhet të reformohen, tha Ministri Dimitrov.

Për Verena Taylor, Drejtore e Zyrës së Drejtorisë së Përgjithshme të Programeve të Këshillit të Evropës, mesazhi kryesor i konferencës që mblodhi më shumë se 200 përfaqësues nga Shqipëria, Bosnjë dhe Herzegovina, Kosova*, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dheTurqia, është që Ballkani Perëndimor dhe Turqia janë të rëndësishme për Evropën. Ju jeni të rëndësishëm për Evropën, ndaj ne po kombinojmë instrumentet tona më të mira, për tju mbështetur në proceset reformuese, u shpreha jo gjatë fjalës së hapjes. Për më tepër, ajo theksoi rëndësinë e pjesmarrjes së përfaqësuesve të shoqërisë civile, me të cilët Këshilli i Evropës bashkëpunon me sukses.

Instrumenti Horizontal merret me shumë cështje të rëndësishme, duke kontribuar për respektimin e të drejtave të njeriut, tha  Colin Wolfe, Drejtues Sektori për Bashkëpunimin Rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe Programet në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Komisioni Evropian. Njerëzit duhet të dijnë se të drejtat e tyre mbrohen dhe është e rëndësishme që t’i mbajmë të rinjtë në rajon; ata duhet të dijnë se mund t’i përmbushin shpresat dhe ëndërrat në vendet e tyre, shtoi ai. Së bashku mund të krijojmë një Evropë që vendos fokusin tek vlerat tona, i mbron dhe garanton ato, tha në mbyllje Z. Wolfe.

Faza e dytë e Programit, me një vlerë 41 milionë €, do të vazhdojë deri në vitin 2022 dhe do të zgjerojë fushat e kësaj iniciative duke përfshirë për herë të parë tema si liria e shprehjes dhe liria e medias.

Në tërësi, faza e re e programit do të fokusohet në 4 fusha përfshirëse: sigurimi i drejtësisë; lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe krimit ekonomik; promovimi i anti-diskriminimit dhe mbrojtja e të drejtave të grupeve vulnerabël si dhe liria e shprehjes e liria e medias.

Vazhdimësia e programit ndërtohet në suksesin e fazës së parë të iniciativës, qëu zbatua përgjatë 2016 – 2019. Kjo iniciativë ka mundësuar një numër rezultatesh konkrete si ambjente më tolerante në shkolla, ligje dhe masa më efektive anti-korrupsion, rritje e efikasitetit e sistemeve të drejtësisë si dhe ka sjellë mundësi më të barabarta për grupet vulnerabël.


Kontekst

Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë (Instrumenti Horizontal II) 2019-2022 është një iniciativë bashkëpunimi e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës me Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë. Programi mbështet procese të përshtatura të reformave të rëna dakort me autoritetet, në linjë me rekomandimet e organizmave monitoruese dhe këshilluese të Këshillit të Evropës, në fushën e të drejtave të njeriut, shtetit ligjor dhe demokracisë.

Programi i mundëson përfituesve të përmbushin agjendat e tyre të reformave dhe të respektojnë standartet evropiane, duke u përfshirë kur është e mundur në kornizën e proceseve të zgjerimit të BE-së. Mbështetja e përshtatur dhe e orientuar nga nevojat, mundësohet për të përmirësuar edhe më tej kornizën legale dhe politike dhe ndërtimin e kapaciteteve institucionale, duke forcuar funksionimin e institucioneve. Programi synon të direkt përmirësime substanciale direkte në jetën e qytetarëve nëpërmjet veprimeve të saj.

Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni:

Marija Simić, Marija.SIMIC@coe.int, +381 63 60 13 37
Besnik Baka, Besnik.BAKA@coe.int, +355 69 217 8430

 

*Ky përkufizim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve për statusin, dhe është në pajtim me Rezolutën e Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara 1244/1999 dhe Opinionin e GJND-së mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Shkup 9 Tetor 2019
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page