Back Rinovimi i partneritetit në luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave në Shqipëri

Rinovimi i partneritetit në luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave në Shqipëri

Përfaqësues të lartë nga institucionet përfituese dhe partnere të projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, Veprimi kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri, morën pjesë në takimin e parë të Komitetit Drejtues të fazës së re të projektit (2023-2026).

Prioritetet kryesore të Projektit për fazën e re lidhen me harmonizimin e kuadrit ligjor dhe operacional në luftën kundër korrupsionit, rishikimin e akteve ligjore dhe ofrimin e propozimeve për rritjen e përputhshmërisë së tyre me rekomandimet përkatëse të Task-Forcës të Veprimit Financiar (FATF); përmirësimin e efektivitetit të agjencive ligjzbatuese dhe sektorit drejtësisë penale në luftën kundër krimit ekonomik; forcimin e efektivitetit të mbikëqyrjes së financave politike; përmirësimin e legjislacionit dhe kapaciteteve institucionale të autoriteteve përkatëse për hetimin dhe konfiskimin e aseteve kriminale.

Duke vlerësuar partneritetin e suksesshëm dhe rezultatet konkrete të dy fazave të fundit, institucionet partnere rikonfirmuan përpjekjet dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me Projektin në përmbushjen e rekomandimeve të GRECO dhe MONEYVAL. Takimi vendosi theksin në ndjekjen e një qasje të përshtatur, fleksibël dhe të bazuar në rezultate, për t'iu përgjigjur ritmit dinamik të reformave dhe nevojave në zhvillim.

Aktiviteti u organizua nga projekti Veprimi kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri, në kuadër të programit të përbashkët të Bashkimit Europian/Këshillit të Europës Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë (Instrumenti Horizontal III), bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës dhe zbatuar nga Këshilli i Evropës.

Tiranë, Shqipëri 4 prill 2023
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page