Back Lehtësuesja e ROMACTED, një prej fitueseve të çmimit “Heronjtë e Padukshëm” të Bashkimit Europian për integrimin rom në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi

Photo credits: EU Award for Roma Integration in the Western Balkans and Turkey 2019

Photo credits: EU Award for Roma Integration in the Western Balkans and Turkey 2019

Brisilda Taco, nominuar prej programit ROMACTED të Bashkimit Euroian dhe Këshillit të Europës, u shpall nga Bashkimit Europian fituese e çmimit të dytë për integrimin rom në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi për vitin 2019.

Bazuar në një përvojë të gjerë si profesioniste rome në fushën e të drejtave të njeriut, Zj. Taco ka rezultate konkrete në rolin e saj si lehtësuese e programit ROMACTED në dy bashkitë shqiptare të Vlorës dhe Elbasanit. Përmes një qasjese pozitive dhe të ekuilibruar, Zj. Taco ka punuar ngushtësisht me përfaqësuesit e autoriteteve vendore duke referuar çështje shqetësuese për komunitetet rom përgjatë mbledhjeve të Grupeve Institucionale të Punës dhe Task Forcave Bashkiake në të dy bashkitë.

Gjatë vitit të kaluar, Zj. Taco ka lehtësuar sesionet e informimit mbi programet e strehimit, kërkesat e skemës së ndihmës ekonomike dhe ndjekjen e kurseve të formimit profesional për 30 familje në Bashkinë e Elbasanit, ndërkohë që po mbështet po mbështet 50 anëtarë të komunitetit rom në Vlorë për të gjetur një zgjidhje për problemin e tyre kryesor të mungesës së energjisë elektrike për shkak të borxhit të trashëguar. Përmes përkushtimit, energjisë dhe përgjegjshmërisë, Zj. Taco është model pozitiv për gratë dhe vajzat rome.

 

 

Tiranë 26 mars 2019
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page