Back Disktutim me organizatat e shoqërisë civile mbi praktikat më të mira në nxitjen e kulturës demokratike në shkollë

Disktutim me organizatat e shoqërisë civile mbi praktikat më të mira në nxitjen e kulturës demokratike në shkollë

Në kuadër të projektit Forcimi i Edukimit për Qytetari Demokratike në Shqipëri, mbi 20 përfaqësues të organizatave të shoqerisë civile, expertë dhe drejtues të projektit u mblodhën në një tryezë të rrumbullakët për të diskutuar mbi praktikat e mira të evidentuara në shkollat pilot të projektit.  Takimi u drejtua nga Gennadiy Kosyak, Menaxher Programi, Departamenti i Edukimit në Këshillin e Evropës, i cili theksoi rëndësinë e sigurimit të angazhimit efikas dhe koherent me Organizatat e Shoqërise Civile.

Të pranishmit patën mundësi të ndajnë mendimet mbi praktikat më të mira dhe mësimet e nxjerra gjatë zbatimit të projektit, por edhe të diskutojnë mbi sfidat e hasura në nxitjen e aktivizmit rinor në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Në tryezë pati bisedime të vlefshme mbi shtrirjen dhe konsolidimin e këtyre praktikave në të gjithë sistemin parauniversitar në ndërveprim me familjen dhe komunitetin.

Projekti i Këshillit të Evropës Forcimi i Edukimit për Qytetari Demokratike në Shqipëri, që financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, vijon pilotimin në 75 shkolla në të gjithë Shqiperinë me synim nxitjen e praktikave për qeverisje demokratike në shkolla dhe zhvillimin e mëtejshëm të kulturës demokratike ne shoqëri.

 

 

Tiranë, Shqipëri 25 Maj 2023
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page