Back Mblidhet Komiteti Drejtues i Veprimit kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri

Mblidhet Komiteti Drejtues i Veprimit kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri

Mbledhja e Pestë Komitetit të Komitetit Drejtues të Projektit të përbashkët Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës të Instrumentit Horizontal Veprimi Kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri (AEC-AL) solli bashkë përfaqësues nga të gjitha institucionet përfituese kryesore të Veprimit dhe përfaqësues nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe Këshillit të Evropës për të diskutuar mbi arritjet e projektit për gjashtë muajt e fundit dhe aktivitetet në vijim të periudhës së mbetur.

Diskutimet e pjesëmarrësve kontribuan në vlerësimin e projektit, si në aspektin e zbatimit ashtu edhe në ndikimin e tij aktual në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik. Përfaqësuesi nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri pohoi se Veprimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për luftimin e korrupsionit dhe krimit ekonomik si në rafshin strategjik edhe atë politik dhe në lehtësimin e avancimit të vendit në pro përparësitë kryesore të pranimit në BE. Pjesëmarrësit vunë thejsin në rezultatet e zbatimit dhe disa nga mësimet e nxjerra duke vlerësuar pozitivisht arritjen e rezultateve dhe fleskibilitetit në përshtatjen e nevojave të tyre.

Për periudhën e mbetur të zbatimit, anëtarët e Komitetit diskutuan dhe shqyrtuan kalendarin e rishikuar të aktiviteteve dhe finalizimin e tyre, përfshirë përditësimin e Vlerësimit Kombëtar të Rrezikut dhe rishikimin e kuadrit ligjor në fushën e luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, trajnime për gjurmimin e pasurive për qëllime të sekuestrimit dhe konfiskimit në hetimin e çështjeve penale të pastrimit të oarave dhe financimit të terrorizmit, ndjekjet penale dhe gjykimet, prezantimin e sistemit elektronik të deklarimit të pasurive dhe hapat e mëtejshëm për zbatimin e legjislacionit për rregullat e financimit të partive politike dhe fushatave zgjedhore.

 

 

 

Tiranë 12 dhjetor 2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page